Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

Duke nisur që nga 1 Qershori Shqipëria do të hapë kufijtë e saj tokësorë me fqinjët. Këtë e bëri të ditur të dielën në mbrëmje kryeministri Edi Rama, duke shpjeguar se rinisja e trafikut ajror, do të varet dhe nga vendet e tjera, ndërsa kujtoi se fluturimet me zonën Schengen në Europë janë të mbyllura deri më 15 Qershor.

 

Në fillim të muajit të ardhshëm do të hapen plazhet që administrohen nga hotelet, ndërsa nga 10 Qershori dhe plazhet publike. Këtë javë do të ngrihet një autoritet i përkohshëm licensues për plazhet, për subjektet private. Asnjë kontratë e mëpërshme nuk do njihet nëse nuk do konfirmohet nga ky autoritet licensues, dhe asnjë kontratë e re nuk do lidhet nga bashkitë nëse nuk do miratohet më parë nga ky autoritet licensues.

 

 

Çfarë ndodh në vijim

 

Java 25-29 maj 2020

 

Vazhdon ndalimqarkullimi nga ora 21.00 deri në 05.00 për njerëzit dhe automjetet.

 

Dyqanet lejohen hapur nga 05.00 deri në 21.00.

 

Fundjava 30-31 maj 2020

 

Mbyllje e plotë e lëvizjes së automjeteve si fundjavat e mëparshme. Dyqanet ushqimore dhe farmacitë, hapur të shtunën deri në 21.00. Të dielën mbyllur. Lokalet mbyllur gjithë fundjavën.

 

1 qershor

 

Hiqet ndalimqarkullimi në të gjithë Shqipërinë

 

1 qershor

 

Hapen kufijtë tokësorë me vendet fqinje, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Greqi.

 

1 qershor

 

Hapen plazhet vetëm për hotelet.

 

10 qershor

 

Hapen të gjitha plazhet

 

Fundjavat 6-7 dhe 13-14 qershor, ndalimqarkullimi i automjeteve.

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara