Wednesday 21 February 2024
Wednesday 21 February 2024

 

 

Disa anketa dhe metodologji të zhvilluara nga INSTAT dhe organizata të ndryshme joqeveritare tregojnë për një përkeqësim të fenomenit të emigracionit në dekadën e tretë që nga rënia e regjimit komunist.

 

Një prej tyre, që mat emigracionin dhe diasporën, tregon se nga viti 2011 deri më 2020, janë larguar nga vendi rreth 600 mijë persona. (kliko në: Diaspora ne shifra)

 

INSTAT përdor metoda të tërthorta për kryerjen e një vlerësimi mbi numrin e emigrantëve, i cili bazohet në të dhënat e dy censeve të njëpasnjëshëm, edhe pse ka vështirësi ose kufizime.

 

Censi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri jep një vlerësim të stokut të migracionit brenda periudhës midis censeve, i cili zakonisht kryhet çdo 10 vjet dhe përmban vetëm një numër të vogël pyetjesh, të cilat nuk mund të numërojë të gjitha ngjarjet e migrimit si: familje të tëra që lëvizin, migrimin sezonal të përkohshëm dhe qarkullues.

 

Metoda e tërthortë që INSTAT përdori ishte krahasimi i dy popullsive, asaj të popullsisë banuese dhe regjistrit civil nxori se numri i emigrantëve që jetojnë jashtë vendit arriti në 1,6 milionë persona në vitin 2020 në krahasim me 1.08 milionë që ishin nga rezultatet e censit të vitit 2011, ose rreth 600 mijë persona më shumë.

 

Sipas të dhënave të INSTAT nga viti 2001 në 2011 ishin larguar në emigrim 481 mijë persona, por përgjatë dekadës së tretë 2011-2020 numri i emigrantëve u rrit me 25%.

 

Tendenca në rritje në rritje e emigracionit u nxit nga kriza ekonomike e vitit 2008 dhe heqja e vizave me Bashkimin Europian në dhjetor të vitit 2010. Përgjatë dekadës së fundit emigracioni u zgjerua nga individë të veçuar në ikjen e të gjithë familjes. Shumë familje kërkuan azil ekonomik pas vitit 2015, fenomen i cili vazhdon të ndodhë.

 

Kjo shifër është gati dy herë më e lartë sesa ajo e një ankete të fundit të INSTAT parë, që gjeti se gjatë vitive 2011-2019 janë larguar nga vendi mbi 360 mijë persona, ose 13% e popullsisë banuese në vitin 2011.

 

Një studim i fundit i profesorëve Ilir Gëdeshi dhe Rusell King tregon se emigrimi ka prekur të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, që nga elitat e deri te grupet më të varfra e më të margjinalizuara dhe ka tërhequr njerëz nga të gjitha rajonet e vendit

 

Sipas tyre, pas tri dekadash migrimi vijon të ndodhë ende, ndonëse natyra e tij ka ndryshuar – më pak një migrim për shkak të varfërisë, dëshpërimit dhe protestës, siç ishte ai gjatë viteve ‘90-të, dhe më shumë, në ditët e sotme, një veçori strukturore e shoqërisë dhe demografisë shqiptare, në veçanti tek të rinjtë, segmentet më të arsimuara të popullsisë..

 

Vendet të cilat kanë si qëllim përfshirjen e diasporës së tyre në zhvillimin e vendit, nuk ju mjafton vetëm numri i tyre, por shumë i rëndësishëm është profili i tyre, si demografik ashtu dhe social e ekonomik. INSTAT rekomandon që nevojitet të kenë informacion mbi përqendrimin e tyre, statusin arsimor dhe atë në punësim. Këto karakteristika do të ndihmojnë më së shumti qeverinë për të kuptuar më qartë potencialin profesional dhe ekonomik që ka diaspora. Ndërtimi i regjistrit të emigrantëve, nismë e ndërmarrë tashmë nga Ministria e Brendshme, do të ndihmojë shumë në këtë drejtim. Nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, do të bëhen përpjekje për mbledhjen e të dhënave cilësore, nga Përfaqësitë Diplomatike.

 

Ikin familjet

 

Një tjetër anketë e INSTAT, në bashkëpunim me donatorët në rreth 20 mijë familje vitin e kaluar (prill-korrik 2019) ka zbuluar një fakt të frikshëm në dekadën e kaluar, pasi fenomeni është zgjeruar në emigrimin e së gjithë familjes. Gjatë 10-vjeçarit të fundit janë larguar nga vendi 6,6% e familjeve, gjithsej 49,500 të tilla, ndërsa në vitet 2001-2011 ishin larguar 4.4% e njësive familjare.

 

Anketa ka zbuluar se kushtet ekonomike, duke përfshirë varfërinë, papunësinë dhe nënpunësimin, të ardhurat e ulëta nga punësimi, kushtet e vështira të jetesës, mbrojtja e kufizuar sociale dhe borxhet janë faktorët kryesorë për emigrantët shqiptarë.

 

Përveç këtyre faktorëve bazë, një tjetër shtysë është e ardhmja e fëmijëve. Përveç tyre, ka edhe të tjerë faktorë, si mangësitë dhe cilësia e ulët e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, strehimi, konfliktet dhe siguria fizike që shkaktojnë stres të vazhdueshëm psikologjik, përfshi cilësinë e ulët të arsimit. Për disa nëngrupe (p.sh. romët dhe egjiptianët), një faktor shtesë është diskriminimi. Pjesa dërrmuese e personave që emigrojnë janë të rinj, ndërsa 14% e tyre ishin me arsim të lartë. Largimi i burrave ishte 200% më i lartë se ai i grave.

 

Emigracioni i dekadës së fundit ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të shtresës së mesme edhe nga ana e formimit arsimor. Sipas të dhënave të anketës, nga të larguarit, 54% e tyre kishin një diplomë të arsimit të mesëm, profesional ose të përgjithshëm, ose një diplomë të studimeve të larta. Gati 14% e emigrantëve gjatë periudhës 2011-2019 ishin me arsim të lartë. monitor

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara