Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Nikolla Naço (1843-1913) ka qenë veprimtar dhe atdhetar i Rilindjes Kombëtare.

 

Naço ka lindur më 1843 në qytetin e Korçës. Qysh si i ri mërgoi jashtë atdheut, në fillim në Egjipt e pastaj në Rumani.

 

Kur në Bukuresht u themelua Shkolla Normale Shqipe “Drita” nga ana e Shoqërisë “Drita” e Bukureshtit, në vitin 1892, drejtor i saj u caktua Nikolla Naço. Njëkohësisht ishte edhe kryetar i shoqërisë në fjalë. Në këtë shoqëri ku ishin përfshirë elementë të vegjëlisë së kolonisë shqiptare në Rumani, Nikolla punoi pa ndërprerje në të mirë të çështjes kombëtare, duke ndihmuar për përhapjen e ideve kombëtare te bashkatdhetarët e tij të mërguar ashtu si edhe të atyre në atdhe, për çeljen e shkollave shqipe dhe për mbajtjen e tyre. Gjithashtu Nikolla Naço ka drejtuar gazetën “Shqiptari”, që dilte në Bukuresht në periudhën mes viteve 1888-1903.

 

Nikolla Naço mbante lidhje me shumë atdhetarë shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut, ashtu si edhe me personalitete rumune dhe europiane të kohës.

 

Ai është autor i disa memorandumeve dërguar Portës së Lartë dhe fuqive të mëdha. Naço ka vdekur në vitin 1913, në Bukuresht.

Më shumë

Abedin D. Çiçi, babai i hortikulturës Shqiptare

Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]

Akademikët dhe intelektualët në Filatelinë Shqiptare për vitin 2021

– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja   Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]

Anëtarë të Akademisë së Shkencave të nderuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare

-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë   Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]

Petro Nini Luarasi – Veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit

Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara