Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

 

Katër fëmijë shqiptarë dhe një grua më aftësi të kufizuar janë evakuuar nga kampi i refugjatëve Al-Hawl në Sirinë, veriore, në kufi me Irakun. Njoftimi u bë i ditur nga Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë, drejtuesit e së cilës, bënë të mundur largimin e fëmijëve dhe gruas shqiptare.

 

Në kampin Al Hawl, në të cilën gjenden në kushte të mjerueshme afro 70 persona, përveç refugjatëve, mbahen të burgosur dhe disa mijëra familjarë të personave që janë përfshirë në radhët e organizatës terroriste ISIS. Mendohet që në këtë kamp të jenë të paktën 70 shqiptarë, pjesa dërrmuese fëmijë, por dhe gra nga Shqipëria dhe Kosova.

 

Në një video në faqen Facebook të Gjysmëhënës së Kuqe siriane, drejtuesi i kësaj organizate, Khaled Hboubati, shpjegoi se operacioni për evakuimin e katër fëmijëve dhe gruas shqiptare u realizua me mbështetjen e e qeverisë siriane dhe se ndërhyrja për transferimin e tyre është ndjekur hap pas hapi dhe nga Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Francesco Rocca.

 

Të katër u transportuan nga Qamishli, qytet në Veri-lindje të Sirisë, pranë kufirit me Turqinë, në kryeqytetin sirian, Damask ku po priteshin nga Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Liban, Mark Ghareeb, si dhe dy përfaqësuesë të njësisë Antiterror të policië shqiptare, të cilët prej disa ditësh ndodheshin aty për të ndjekur nga afër operacionin e evakuimit.

 

Zoti Ghareeb, deklaroi se të evakuuarit i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe kanë marrë trjatimet e nevojshme, duke ju ofruar gjithashtu dhe veshmbathjet për udhëtimin drejt Shqipërisë.

 

https://www.facebook.com/SYRedCrescent/videos/1704242976398727/

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara