Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

U nënshkrua të mërkurën Programi “BE për shkollat” midis Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, z. Luigi Soreca, dhe Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së, znj. Limya Eltayeb, për të mbështetur qeverisjen qendrore dhe vendore në përshpejtimin e procesit të rimë pas tërmetit të 26 nëntorit, përmes riparimeve dhe rindërtimeve të objekteve arsimore.

Me anë të kësaj marrëveshjeje prej 15 milionë euro, BE synon të mbështesë ofruesit vendorë të shërbimeve arsimore, studentët dhe familjet e tyre, si edhe mësuesit e komunitetet, duke ndihmuar me riparimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore, përmes një procesi transparent, të përgjegjshëm dhe gjithëpërfshirës.

Nga financimi i BE-së do të përfitojnë pesë bashki, bazuar në nevojat e identifikuara nga Vlerësimi i Nevojave pas Fatkeqësisë (PDNA). Këto janë Bashkia Kavajë, Krujë, Kamëz, Durrës dhe Kurbin. Në të pesta bashkitë do të kryhen punime riparuese, ndërsa katër shkolla në Krujë dhe dy në Kurbin do të rindërtohen nga fillimi. Objektet arsimore të cilat do pajisen plotësisht përfshijnë pesë kopshte, njëmbëdhjetë shkolla fillore, dy shkolla të mesme, tre shkolla të përbashkëta dhe një shkollë të mesme profesionale. Numri i përgjithshëm i nxënësve dhe personelit mësimdhënës që do të përfitojnë nga projekti shkon në rreth 7 500 në të pesta bashkitë.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, z. Luigi Soreca, u shpreh se: “Ne premtuam ndihmë dhe po e ofrojmë atë shpejt. Shkollat janë mishërimi më i mirë i ringritjes dhe besimit në të ardhmen. Nisja e asistencës së ofruar nga BE pas tërmetit me shkolla të standardit më të lartë ndërkombëtar është veprimi më i mirë për t’u ndërmarrë. Përgjigja e Bashkimit Evropian tregon edhe njëherë se Shqipëria jo vetëm është afër gjeografikisht, por edhe afër zemrave dhe mendimeve tona”.

Përmes jetësimit të shpejtë të Programit “BE për Shkollat”, Bashkimi Evropian synon të rikthejë shërbimet arsimore në komunitetet lokale, në mënyrë që të ketë sa më pak ditë mësimi të humbura për fëmijët, si dhe të mundësojë kthimin gradual në normalitet në këto bashki, ku arsimi del në plan të parë. Ditën e djeshme Këshilli i BE-së miratoi buxhetin e ndryshuar të Bashkimit Evropian për vitin 2020 me qëllim që Shqipërisë t’i ofrohet sa më shpejt të jetë e mundur shuma prej 100 milionë euro shtesë, për të cilat Komisioni Evropian u zotua në konferencën e donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” në shkurt 2020.

Përgjatë zbatimit të masave, të gjithë partnerëve dhe publikut të gjerë do t’u vihet në dispozicion një panel online (dashboard) i inteligjencës në biznes (BI), aksesueshëm publikisht përmes teknologjive të rrjetit dhe celulare, me qëllim gjurmimin e progresit të rindërtimit në kohë reale.

Znj. Limya Eltayeb, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, theksoi: “Ndërhyrjet rigjeneruese shoqërohen me strategji afatmesme dhe afatgjata, të cilat do të forcojnë qëndrueshmërinë dhe do të ngrenë kapacitete për të reduktuar por edhe për të trajtuar rreziqet dhe efektet e fatkeqësive të mundshme në të ardhmen. Qasja “Rindërtojmë më mirë” do të ndërthuret me qasjen “Rindërtojmë së bashku” brenda çdo njësie vendore – duke përfshirë këtu bashkëpunimin e qeverisjes vendore, komuniteteve dhe të institucioneve publike në projektimin dhe zbatimin e veprimtarive të rikuperimit me shpejtësi, përmes sistemeve transparente. Qasja “Rindërtojmë më mirë (BBB)” ofron mundësinë për të rindërtuar infrastruktura dhe sisteme më të forta, më të sigurta dhe më të qëndrueshme ndaj fatkeqësive, si dhe me standarde më të larta”.

Institucionet qendrore dhe vendore do të angazhohen përgjatë të gjithë zbatimit të këtyre masave, për të forcuar mbikëqyrjen e përbashkët qeveri-komunitet dhe për të promovuar marrjen në dorëzim dhe qëndrueshmërinë e investimeve.

Masat e financuara nga BE do të zbatohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri

 

15 prill 2020

 

 

https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/videos/219017636040640/

 

 

https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/videos/3644892642248114/

Më shumë

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen, merr përsipër të përhapë mësimdhënien e gjuhës italiane në sistemin parauniversitar

Sot, më 18 maj 2021, në orën 12.00, pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë, Ministrja e Arsimit, e Sporteve dhe e Rinisë, Evis Kushi, Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave, Anila Denaj, dhe Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, nënshkruan Marrëveshjen e re të Mirëkuptimit mbi Programin “Iliria” me qëllim nxitjen e mëtejshme të […]

Në ditën e parë të shkollës ministrja e Arsimit Besa Shahini, jep dorëheqjen

Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi dorëheqjen nga posti, duke qenë se e kishte “të vështirë të vazhdonte punën larg familjes”, e cila jeton në Kosovë. Largimi i saj u bë i ditur gjatë një bashkëbisedimi mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, të transmetuar në Facebook. Bashkë me ta ishte dhe deputetja socialiste Evis […]

RTSH SHKOLLË: Do të transmetohen të gjitha mësimet që zhvillohen edhe në shkollë

Me fillimin e vitit të ri shkollor edhe Radio Televizioni Shqiptar me anë të kanalit të dedikuar RTSH SHKOLLË, do jetë pranë të gjithë nxënësve. Ky kanal transmeton duke filluar nga dita e sotme në mënyrë paralele të gjitha mësimet që zhvillohen edhe në shkollë. Edhe ministria e arsimit Besa Shahini në mesazhin drejtuar […]

Me maska dhe prtokoll sigurie ndaj COVID-19, nis sot viti i ri shkollor 2020-2021.

Kjo e hënë shënon dhe nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021. Nisja e këtij viti shkollor është ndryshe nga vitet e tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe në çdo shkollë do të ndiqet një protokoll i veçantë sigurie për të parandaluar përhapjen e Covid-19.   Rreth 480 mijë nxënës dhe 30 […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara