Monday 22 July 2024
Monday 22 July 2024

VUSH-i egziston per te siguruar nje platforme dhe nje ze te unifikuar kombetarisht qe t’i flase sa me efektivisht shoqerise Shqiptare nga kendveshtrimi i krishtere ungjillor. Kjo platforme kombetare eshte mundesuar nga bashkimi i kishave dhe organizatave kishtare me nje identitet te qarte si ungjillore edhe pse me larmi theksesh teologjike denominacionale.

Ky bashkim ungjillor, qe reflektohet edhe ne anetaresimin tone si bashkim kombetar ne nivelet Europiane dhe Boterore, eshte I fuqizuar nga Shpirti i Shenjte dhe bashkevepron per te perparuar Mbreterimin e Perendise ne gjithe boten permes predikimit te ungjillit te Krishtit dhe sherbimit transformues te cdo aleance kombetare ne kulturen e shoqerise se vet.

Historia e ketij bashkimi ungjillor Shqiptar qe prej 1892 fillon me kontributin e spikatur te ungjilloreve te pare te familjes Qiriazi, Gjerasim, Sevasti, Parashqevi dhe Gjergj Qiriazi, per gjuhen, arsimin dhe kulturen Shqiptare. Puna patriotike e ungjilloreve te pare qe perfshin edhe kontributin e perkthimit te pare te plote te bibles ne 1827 apo edhe punen e Konstandin Kristoforidhit ne kete kontekst pas mesit te viteve 1800, do te mbetet nje kontribut historik i patjetersueshem me vlerat me te mira per kombin, kulturen dhe shoqerine Shqiptare.

Vellazeria Ungjillore e Shqiperise eshte qysh nga fillimi edhe sot perfaqesuesja zyrtare e komunitetit ungjillor ne Shqiperi megjithese shumefishimi i kishave dhe organizatave ungjillore nuk kufizohet ne ndonje menyre nga anetaresimi ose jo ne kete bashkim nderdenominacional ungjillor. VUSH-i, duke mbetur i besueshem si nje zedhenes besnik i gjithe ngjilloreve ne Shqiperi, sherben si nje qender dinamike koordinimi burimesh fuqizuese dhe pajisese per te arritur nje sinergji me ndikimin me te madh strategjik ungjillor.

Ne si ungjillore mendojme globalisht sepse jemi te sinkronizuar me trupin nderkombetar te Krishtit por synojme te misherojme vlerat tona aty ku jetojme gjeografikisht dhe kulturalisht, prandaj permes aktiviteteve te gjithe faktoreve ungjillore synojme inkurajimin e mbjelljes dhe lulezimit te kishes lokale si komuniteti me terheqes ne cdo kend te Shqiperise dhe me gjere.

Qellimi I perbashket I anetareve te Komitetit Ekzekutiv eshte mbarevajtja e inkurajimit dhe koordinimit per mobilizimin e te gjitha perpjekjeve te ungjilloreve ne zbatim te vizionit qe Perendia I ka dhene VUSH-it.

Misioni yne mund te permblidhet me tre fjalet: Bashkim, Fuqizim, Perfaqesim!

Me mirenjohje per privilegjin e sherbimit ne VUSH,

4
Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara