Sunday 16 June 2024
Sunday 16 June 2024

 

Një specie e re peshkaqeni është shfaqur në Parkun Kombëtar Detar  në Karaburun-Sazan. Sipas njoftimit nga Qendra e Vizitorëve Radhimë në Vlorë, peshkaqeni është i parrezikshëm për njerëzit.

 

Mbretëria: Shtazore

Tipi: Kordata

Klasa: Kondrihtët

Rendi: Skualiformët

Familja: Dalatide

Gjinia: Dalatias

Lloji: Dalatias licha (Peshkaqeni fokë)

 

𝗞𝗮𝗿𝗮𝗸𝘁𝗲𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗮𝘁 𝗲 𝘀𝗽𝗲𝗰𝗶𝗲𝘀: Peshkaqen i parrezikshëm për njerëzit. Ka një hundë të shkurtër dhe me dy pendë dorsale me madhësi pothuajse të barabartë. Ka buzë të trasha papilloze dhe dhëmbë të sipërm të vegjël e të hollë dhe dhëmbë të poshtëm shumë të mëdhenj në formë trekëndëshi me tehe distale. Ka ngjyrë gri-kafe në të zezë dhe skajet mbrapa pendëve të tejdukshëm.

𝗕𝗶𝗼𝗹𝗼𝗴𝗷𝗶𝗮: Gjendet në raftet dhe shpatet e jashtme kontinentale. Shpesh pelagjik dhe jeton vetëm ose në grupe të vogla. Ushqehet kryesisht me peshq kockor të ujërave të thella, por edhe raja, peshkaqenë të tjerë, cefalopodë dhe krustace. Gjallesë ovovivipare ku lindin rreth 10-20 të vegjël me përmasa 30-42 cm.

𝗦𝗵𝗽𝗲̈𝗿𝗻𝗱𝗮𝗿𝗷𝗮: Atlantiku Perëndimor dhe Lindor. Mesdheun Perëndimor (Marok), Paqësorin Perëndimor dhe Qëndror, Oqeanin Indian Perëndimor.

𝗦𝘁𝗮𝘁𝘂𝘀𝗶 𝘀𝗶𝗽𝗮𝘀 𝗜𝗨𝗖𝗡: Vulnerabël (VU)

𝗣𝗿𝗮𝗻𝗶𝗮 𝗻𝗲̈ 𝗣𝗞𝗗 𝗞𝗮𝗿𝗮𝗯𝘂𝗿𝗻-𝗦𝗮𝘇𝗮𝗻: Prania e species është regjistruar për herë të parë në PKD Karaburun-Sazan si rezultat i ngecjes në rrjetat e një anije peshkimi. Njoftimi për praninë e saj është bërë nga Qendra e Peshkimit Oriku dhe identifikimi i saj është realizuar nga ekspertët Nexhip Hysolakoj dhe Rigers Bakiu.

 

©Foto nga: Nexhip Hysolakoj

 

 

Më shumë

Glasgou, premtime të pamjaftueshme për të ngadalësuar ndryshimin e klimës

Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë […]

Ruajtja dhe promovimi i vlerave të basenit ujor të Drinit

Nevoja gjithnjë e më e madhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të ekosistemit të basenit të Drinit, ku përfshihen lumejtë Drin e Buna dhe tre liqenit; ai i Shkodrës, Prespës dhe Ohrit, bashkoi sot në pikën turistike të Shirokës, në bregun e liqenit, përfaqësues të organizatave mjedisore dhe studiues, si pjesë e […]

Ndotja e ajrit/ OBSH: Më i rëndë nga se mendohej, 7 milionë vdekje në vit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara