Wednesday 21 February 2024
Wednesday 21 February 2024

Janë shumë të pakta vendet e që deklarojnë se nuk kanë asnjë rast koronavirusi. Disa ishuj të largët, disa vende afrikane ku përhapja e testimeve por edhe shkëmbimet me jashtë janë shumë të pakët.

 

Por ka edhe vende, ose më mirë regjime, ku të dhënat nuk mund të merren shumë për bazë. Aty ku ka dyshime për të dhënat kineze, në vende si Korea e Veriut shndërrohen në bindje që ato fshihen. Por nuk ngel pas edhe një vend pak i përmendur i Azisë, Turkmenistani.

 

Një nga vendet më të pasura me gaz natyror në botë, Turkmenistani është edhe një nga më të mbyllurit dhe totalitarët, sipas raporteve ndërkombëtare si World Press Freedom, që e vejnë në vendin e fundit.

 

Mbyllja dhe mungesa e informacionit për rreth 6 milionë banorët e saj, të shpërndarë në një vend të madh sa Spanja, vlejnë edhe për pandeminë globale të koronavirusit, që zyrtarisht nuk ka hyrë në atë vend. Diçka e vështirë për t’ u besuar në një vend kufitar me Iranin që është një nga vatrat e pandemisë.

 

Jo vetëm. Sipas organizatës Reporters without Borders, vetë fjala koronavirus është e përjashtuar nga çdo media shtetërore, dhe shkëshillohet nga agjentët civil që ndodhen kudo në kryeqytetin Ashgabat.

 

Asnjë kronikë mbi përhapjen ndërkombëtare të pandemisë transmetohet në televizion, asnjë informacion nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Vetëm në një rast , presidenti i tij Gurbanguly Berdymukhamedov, një ish dentist që kontrollon vendin nga viti 2007, ka sugjeruar që tymosen qytetet me një ekstrakt nga një bimë mjekësore lokale e quajtur harmala, për të zmbrapsur “një armik të padukshëm”.

 

Normalisht, çdo aktivitet masiv është i hapur, edhe pse shkollat kanë zgjatur pushimet e tyre, normalisht pa dhënë asnjë shpjegim për shkakun që po tremb gjithë pjesën tjetër të planetit.

 

Turkmenistani është nga vendet më të pasura me gaz, por edhe nga më totalitarët. A2 CNN

 

1 prill 2020

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara