Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) organizoi të hënën një konferencë shtypi mbi epideminë e koronavirusit të ri.

 

Presidenti amerikan Donald Trump dhe sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo janë shprehur se koronavirusi i ri e ka burimin nga Instituti i Virologjisë i Wuhan-it. Lidhur me këtë, drejtorja teknike e Programit të Emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Maria van Kerkhove u shpreh se koronaviruset përgjithësisht janë të përhapur te lakuriqët e natës dhe se tani 15 mijë renditje të gjenomit të koronavirusit të ri tregojnë se ai nuk është prodhuar nga njeriu. Organizata Botërore e Shëndetësisë, Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit e OKB-së dhe Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve po bashkëpunojnë me Kinën për të gjetur kafshët mbartëse kalimtare të koronavirusit të ri, për të shmangur kalimin përsëri te njerëzit.

 

Kreu i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Michael Ryan u shpreh se OBSh-ja nuk ka marrë prova nga pala amerikane që koronavirusi i ri ka ardhur nga Instituti i Virologjisë i Wuhan-it. OBSh-ja mendon se këto fjalë janë spekulime. Ai theksoi se renditja gjenetike e virusit dhe opinionet e marra nga OBSh-ja tregojnë se koronavirusi i ri ka origjinë natyrore. Shkencëtarët kinezë po komunikojnë dhe bashkëpunojnë me botën për të shkëmbyer njohuritë përkatëse. CRI

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara