Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

 

Vendet që forcuan sistemin e tyre të kujdesit shëndetësor vitet e fundit kanë përballuar më mirë pandeminë e COVID-19, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në konferencën e tij të përditshme, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u kërkoi vendeve të mësojnë nga pandemia aktuale për t’u përgatitur për një pandemi në të ardhmen. Ai vlerësoi Tajlandën, Mongolinë, Senegalin dhe vendet e tjera për përgjigjen e tyre ndaj virusit.

“Shumë nga këto vende kanë bërë mirë sepse ata mësuan nga shpërthimet e mëparshme të virusit SARS, MERS, fruthit, poliomelitit, Ebolës, gripit dhe sëmundjeve të tjera”, tha ai. “Kjo është arsyeja pse është jetike që të gjithë të nxjerrin mësime nga kjo pandemi”.

 

Shifrat globale

Ndërkohë të hënën, India e kaloi Brazilin si vendi me numrin e dytë më të lartë të rasteve të konfirmuara të koronavirusit.

Ministria e shëndetësisë njoftoi një rekord prej 90,802 rastesh të reja të hënën, duke i dhënë Indisë një total prej më shumë se 4.2 milionë rastesh që nga fillimi i shpërthimit. India shtoi gjithashtu 1,016 vdekje të hënën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 71,642.

Brazili raportoi 14,521 raste të reja të dielën, dhe ndërsa tani pason Indinë për sa i përket rasteve të përgjithshme, vendi pason vetëm Shtetet e Bashkuara për sa i përket vdekjeve me 126,650 viktima nga COVID-19.

Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën me rreth 6.3 milionë raste të konfirmuara dhe 189,000 vdekje.

Në Australi, zyrtarët në shtetin e Viktorias thanë të hënën se kishte 41 raste të reja, rritja më e ulët një-ditore që nga fundi i qershorit.

Viktoria ka luftuar për të kontrolluar atë që ka qenë shpërthimi më i madh i COVID-it në Australi. Autoritetet vendosën kufizime lëvizjesh në fillim të gushtit dhe me përparimin e parë që nga ajo kohë, njoftuan të dielën disa relaksime të rregullave.

 

Vaksina

Kryeministri Scott Morrison gjithashtu tha të hënën se Australia ka një marrëveshje me kompaninë CSL për të prodhuar dy vaksina të koronavirusit, nëse ato provojnë të jenë të sigurta dhe efektive në prova klinike.

Një vaksinë e mundshme është duke u zhvilluar nga kompania CSL dhe është planifikuar të kalojë në fazën e dytë të provave klinike më vonë këtë vit.

Vaksina tjetër është një projekt i përbashkët midis kompanisë AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit aktualisht në prova të fazës së vonëshme. Zoti Morrison tha të hënën se kompania CSL do ta prodhojë atë vaksinë gjithashtu për shpërndarje në Australi dhe se ai pret që 3.8 milionë doza të jenë në dispozicion në janar ose shkurt 2021.

Izraeli po fillon mbylljet e pjesshme gjatë natës në 40 qytete dhe qyteza me nivelet më të larta të infeksionit në vend. Shkollat në ato zona gjithashtu do të mbyllen, dhe tubimet do të jenë të kufizuara në 10 persona brenda dhe 20 jashtë.

“Unë e di që këto kufizime nuk janë të lehta, por në situatën aktuale nuk ka asnjë shmangie prej tyre,” tha kryeministri Benjamin Netanyahu në një deklaratë.

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara