Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se të gjitha dëshmitë tregojnë që koronavirusi i ri ka një origjinë shtazore dhe nuk është një virus “i manipuluar ose i krijuar” në laborator ose diku tjetër.

 

Zëdhënësja e OBSh-së Fadela Chaib vuri në dukje se me siguri ka një mbartës të ndërmjetëm që e kaloi sëmundjen nga lakuriqët e natës te njerëzit.

 

Chaib tha gjithashtu se OBSh-ja po lufton dy pandemi:

 

“Kemi pandeminë me virusin, por po luftojmë gjithashtu ‘infodeminë’. Dhe kur ka një virus të ri, si ky, pritet që të nxirren shumë teori të pavërteta për origjinën e virusit”.

 

Ajo shtoi se OBSh-ja i mirëpret të gjitha vendet të bëjnë përpjekje për të gjetur origjinën e virusit dhe se tani disa grupe pune, duke përfshirë ekspertë kinezë, po përpiqen të gjejnë përgjigjen lidhur me këtë.

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara