Monday 20 May 2024
Monday 20 May 2024

 

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të përgjithshme deklaruan sot nga Tirana në raportin paraprak se zgjedhjet e 25 prillit se procesi i votimit u zhvillua i qetë.

Ata pohuan se partia në pushtet përdori burimet qeveritare në fushatë dhe mori avantazh nga kjo bazë.

Vëzhguesit morën po ashtu shumë pretendime për shitblerje votash. Ata vlerësuan identifikimin elektronik në procesin e votimit, por dënuan tensionimet dhe vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve disa ditë para votimit.

Gjetjet e raportit paraprak të misionit vëzhguesve ndërkombëtar të zyrës ODIHR të OSBE-së i paraqiti në publik nga Tirana në një konferencë online drejtuesja e këtij misioni, Ursula Gacek.

Ajo tha se vëzhgimi nisi nga mesi i muajit mars dhe kjo i ndihmoi vëzhguesit të shihnin shumë probleme të tjera, që nuk i përkasin ditës së zgjedhjeve.

“Pas shumë konfliktesh politike në Shqipëri edhe në kohët e sotme, tha ambasadorja Gacek tha se besimi i qytetarëve tek procesi zgjedhor po kthehet pas marrëveshjes politike, dhe kjo duket nga numrat e lartë të pjesëmarrjes. Po ashtu identifikimi elektronik dhe votimi elektronik për herë të parë luajtën rol të rëndësishëm në këtë besim”, tha ajo.

“Sa i takon ditës së votimit vlerësimi ynë është që procesi transparent dhe i qetë. Zgjedhjet ishin në përgjithësi të mirorganizuara. Kohëzgjatja e vëzhgimit na marsi deri sot e në vazhdim deri në maj na dha të kuptonim se partia në pushtet përdori burimet shtetërore dhe mori avantazh nga kjo” – tha ambasadorja Gacek.

“Pati pretendime nga dyja palët për shitblerje të votave gjatë periudhës së fushatës, tha ambasadore Gacek – Shitblerja është një dukuri e vështirë për t’u zbukuar për shkak të natyrës kriminale dhe kjo njollos imazhin e procesit. Një seri rastesh dhe pretendimesh për këtë po hetohen nga prokuroria shqiptare dhe ODIHR do t’i ndjekë po ashtu”.

Lidhur me votën e emigrantëve ajo tha se shqiptarët janë vendit kanë të drejtë të votojnë, por kufizimet e vendosura prej pandemisë e vështirësuan këtë proces.

Bashkë me misionin e OSBE/ODIHR në konferencën dolën edhe përfaqësues nga asambleja parlamentare e Këshillit të Europës, Aleksandër Pociej, si dhe nga asambleja parlamentare e OSBE-së, Azay Guliev.

Ata nënvizuan se shitblerja e votës vazhdon të mbetet shqetësim kryesor në Shqipëri, se ministrat vazhduan fushatën me burime shtetërore, dënuan ashpër vrasjen e një personi dhe plagosjet në Elbasan.

Publikimi i të dhënave personale të kryeqytetit gjatë fushatës është një shkelje, që duhet hetuar, thanë ata.

Distancimi social për Covid nuk u respektua dhe pati mbipopullim të qendrave të votimit, pohuan ata, ku nuk u respektuan personat me aftësi të kufizuara.

Nëpunësit e administratvs, sipas tyre, patën presione dhe stimuj për të mbajtur anën e qeverisë, por pavarësisht problemeve, procesi zgjedhor rezultoi të ishte i suksesshëm në përgjithësi.

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara