Wednesday 21 February 2024
Wednesday 21 February 2024

 

E mërkura nuk ishte një ditë e mirë për Napolitanët supersticiozë.

 

Gjaku i San Gennaro, mbrojtësi i Napolit, nuk arriti të lëngëzohet pavarësisht nga dy raunde lutjesh nga besimtarët, të cilat disa në qytetin jugor të Italisë i shohin si një ogur i gjërave të këqija që do të vijnë.

 

Një shishkë që përmban gjakun e tharë të dëshmorit të shekullit të katërt vihet në shfaqje publike tre herë në vit në katedralen e qytetit dhe besimtarët luten për lëngëzimin e saj, të njohur si “Mrekullia e San Gennaro”.

 

Kjo nuk ndodhi të Mërkurën, pavarësisht orëve të lutjes në mëngjes dhe një Meshe të veçantë pasdite. Më pak njerëz se normalisht u lejuan të hynin në katedrale për shkak të kufizimeve të koronavirusit.

 

Shkencëtarët thonë se substanca brenda shishkës së mbyllur duket se është gjak i tharë, por nuk mund të shpjegojnë pse ndonjëherë kthehet në lëng dhe ndonjëherë jo.

 

Napoletanët nervozohen nëse diçka e tillë nuk ndodh në ditën e festës së shenjtorit, 19 shtator, por më pak në dy ditët e tjera shishja nxirret për adhurim publik – të shtunën para të dielës së parë të majit dhe më 16 dhjetor.

 

Kur gjaku nuk arriti të lëngëzohet më 19 shtator 1980, një tërmet masiv goditi Italinë e Jugut dy muaj më vonë, duke vrarë më shumë se 3,000 njerëz.

 

Të mërkurën kardinali i qytetit, Crescenzio Sepe, u tha besimtarëve që të mos shqetësoheshin shumë. “Nëse diçka duhet të shkrihet, ato janë zemrat e njerëzve”, tha ai.

 

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara