Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

“Përhapja botërore e coronavirusit është kriza më e madhe që nga L2B”, ka deklaruar kreu i Kombeve të Bashkuara.

Antonio Guterres publikoi raportin e dëmeve shoqërore dhe ekonomike që ka shkaktuar pandemia e COVID-19.

“Sëmundja e re po i godet shoqëritë në bërthamë. Po merr jetë njerëzish”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

“COVID-19 është sprova më e madhe me të cilën jemi përballur që nga krijimi i OKB-së”, shtoi ai.

“Kjo krizë botërore nuk ka ndodhur asnjëherë në 75 vitet e ekzistencës së OKB-së. Po vret njerëz, po përhap vuajtje dhe po lë jetët e njerëzve pezull”, shtoi raporti.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje amerikanëve që të përgatiten për dy javë të këqija, teksa Shtëpia e bardhë pret që në SHBA të ketë 100 mijë deri në 200 mijë vdekje amerikanësh.

Trump tha se këto shifra nuk mund të shmangen.

Trump tha se ishte çështje “jete a vekjeje”, dhe parashikoi se vendi do ta shihte shumë shpejt dritën në fund të tunelit.

Pandemia ka vrarë deri tani 3500 amerikanë dhe ka infektuar 170 mijë të tjerë. A2CNN.

1 prill 2020

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara