Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Nisja e vaksinimit të popullatës si në Europë ashtu edhe në vendin tonë, duket se do të jetë një lehtësim i madh edhe për sektorin e turizmit. Punonjësit e turizmit, janë përfshirë në planin e shpejtë të vaksinimit kundër covid 19. Me këtë plan, vendi ynë synon të krijojë mbrojtie dhe siguri për turistët. Prej disa muajsh operatorët turistikë që kanë përjetuar një krizë të madhe gjatë kohës së pandemisë, kanë kërkuar që të jenë ndër të parët që do të vaksinohen. Sipas tyre pritet që ky sezon turistik, të jetë në rreth 20% më mirë se ai i vitit të kaluar.

 

“Referuar situatës turistike për qytetin e Sarandës apo edhe më tej, për Vlorën, Durrësin, do të thosha se është që akoma jemi në pritshmëri. Është një situatë që nuk po i jep akoma dritën jeshile të paktën se si do të jetë vazhdimësia por kjo nuk do të thotë se na bën pesimist, për arsye se duke bërë një përllogaritje të ciklit të vaksinimit i cili ka filluar tre muaj në qytetet perëndimore, nëse bëhet fjalë për ciklin e vaksinimit që ka filluar edhe në Shqipëri, për faktin se mosha e tretë pak a shumë është vaksinuar në destinacionet ose tregjet ku ne presim turistë dhe është pikërisht ajo kategori që ne presim për turizëm në Shqipëri, na qetëson ky fakt dhe së dyti, për faktin që Europa po fillon ngadalë dhe jep dritën jeshile për lirinë e lëvizjes, kjo besoj se do ndjekë edhe paralel me lëvizjet e tyre të lira. Krahasuar me vitin e kaluar që kemi qenë në kulmin e pandemisë dhe padyshim jo me informacion të kompletuar për të marrë masat mbi pandeminë, ky sezon do të jetë ndoshta 20% më mirë se ai i vitit të kaluar. Këto janë parashikime paraprakë referuar statistikave që kemi dhe informacionit që kemi ”, shprehet Arben Çipa kryetar i industrisë së turizmit në Sarandë, për RTSH.

 

Sipas planit të paraqitur, janë stafet e hoteleve dhe punonjësit e guidave profesionale dhe ata që mirëpresin turistë në muze dhe vendet turistikë, ata të cilët do të vaksinohen të parët, që të jenë të përgatitur për këtë sezon turistik.

 

Më shumë

Turizmi, kombinimi mes modelit masiv dhe ekskluziv pati sukses

Intervistë me Arben Çipa, Shoqata e Hotelierëve në Sarandë     Saranda, që pati vitin më të mirë turistik këtë verë, pas një sezoni të dobët të vitin 2020, duket se ka gjetur sekretin për suksesin. Arban Çipa, nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë, shprehet se modeli i kombinuar mes turizmit ekskluziv dhe atij masiv […]

Pashaliman – Orikum: Baza ushtarake, parku arkeologjik, apo të dy? Kjo është çështja!

Vizita turistike në Parkun Arkeologjit të Orikut aktualisht  kalon nëpërmjet portës dhe territorit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Turistit dhe vizitorit  i duhet që përveç biletës hyrëse, të paraqesë kartën e identitetit dhe në hapësirën rreth një km të bazës ushrarake detyrimisht duhet të shoqërohet nga një punonjës i shërbimit të funksioneve  të tyre: […]

Njerëzit u lidhën dorë më dorë për të shpëtuar pushuesit, çfarë ndodhi në Shëngjin

Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin.   Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë.   Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën.   […]

”Corriere della sera”: Plazhet më të bukura shqiptare, limane të fshehura dhe gjire të virgjëra

Vendi i shqiponjave, me pamje nga Adriatiku dhe Joni, është një destinacion i ri për turizmin veror. Arsyet? Ndodhet afër Italisë, është i pasur me bukuri natyrore dhe ka disa nga plazhet më të bukura në Ballkan, shkruan Francesca Masotti për gazetën më të njohur italiane ”Il corriere della sera” (https://viaggi.corriere.it) Vitet e fundit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara