Monday 20 May 2024
Monday 20 May 2024

 

Qindra mijëra vetë kërkuan në “Marshimin e Lirisë” në Minsk dorëheqjen e presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko. Kandidatja e opozitës, Tichanovskaja gati për të drejtuar vendin e të organizojë zgjedhje të lira.

 

Ishte një nga demonstratat më të mëdha të organizuara nga opozita. që nga pavarësia e vendit në vitin 1991. Më shumë se 100.000 vetë u grumbulluan në kryeqytetin Minsk të dielën. Edhe në qytete të tjera njerëzit dolën në rrugë të protestonin. Ata duan që presidenti që qeveris prej 26 vitesh Bjellorusinë të largohet. “Ne duam një vend pa Lukashenko” dëgjoheshin thirrjet e shumë demonstruesve. “Ik!”, “Vrasës!” dhe “Liri për të burgosurit politikë” ishin thirrjet e tjera. Në kolonën e demonstruesve marshonin disa grupe që mbanin flamujt e opozitës me shirita të bardhë e të kuq deri në 100 metra të gjatë. Ky flamur i nxjerrë nga përdorimi nga Lukashenko konsiderohet si simbol i opozitës së vendit europianolindor.

 

Si shenjë e protestave paqësore shumë përkrahës të opozitës mbanin veshje të bardha, lule dhe tullumbace. Tek mbështetësit e “Marshit të Lirisë” renditen edhe gazetarë të njohur të televizionit shtetëror, studiues, njerëz të biznesit e diplomatë të lartë.

 

“Bjellorusi e re”

 

Protestuesit iu përgjigjën thirrjes së kandidates opozitare të arratisur në Lituani, Svetlana Tichanovskaja, për protesta në fundjavë në të gjithë vendin. Ajo bëri të ditur themelimin e një komiteti që do të përgatisë ndërrimin e qeverisë në Bjellorusi. Në një mesazh me video nga Lituania, Tichanovskaja ka bërë të ditur, se është gati të drejtojë vendin dhe se do të krijojë kuadrin ligjor për zgjedhje të lira e të ndershme. Pas zgjedhjeve, Tichanovskaja u largua nga vendi, sipas të dhënave të ekipit të saj pas kërcënimeve. Bashkëshorti i saj opozitar ndodhet në Bjellorusi në burgim.

 

Maria Kolesnikova, një nga drejtueset e opozitës në Minsk tha para demonstruesve, se “26 vite makth duhet të marrin fund”. Kolesnikova kishte punuar ngushtë me kandidaten e opozitës gjatë fushatës zgjedhore. Në mbrëmjen e së dielës u grumbulluan në Minsk sërish disa mijëra vetë që protestuan kundër Lukashenkos. “Ne besojmë, se po ngrihet një Bjellorusi e re”, thotë një demonstruese. Të tjerë shprehen, se nuk duan më të dëgjojnë gënjeshtrat e Lukashenkos dhe diktaturën, raporton dw.

 

Pavarësisht protestave masive në vend, presidenti Lukashenko lufton të qëndrojë në post. Ai u përpoq në një kundërdemonstratë të mobilizojë përkrahësit e tij. Punonjësit e administratës shtetërore u sollën me autobusë nga i gjithë vendi në kryeqytetin Minsk. Me rreth 10.000 vetë, Lukashenko grumbulloi shumë më pak njerëz në rrugë. “Më shumë se 80% e votave nuk mund të gënjejnë”, tha Lukashenko para demonstruesve duke iu referuar zgjedhjeve të së dielës javën e kaluar. Ai theksoi, se nuk do t’ia “dorëzojë” vendin opozitës.

 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara