Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, deputeti Myslym Murrizi në një komunikim me mediat tha se deputetët e opozitës parlamentare këmbëngulin që të ndryshohet Kushtetuta dhe të hapen listat për deputetë.

 

Më tej Murrizi deklaroi se Hajdari ndan të njëjtin mendim si bashkëkryetari Damian Gjiknuri dhe për këtë shkak ka kërkuar zëvendësimin e Rudina Hajdarit

 

“Nuk është shkarkim, ne e kemi dërguar një kërkesë të tillë më 8 vota pro dhe të mbështetur nga dy grupet e tjera, të zëvendësohet Rudina Hajdari dhe bashkëkryetar të jetë Myslim Murrizi.

 

Nuk mund të pranojmë që nga firmosja në Këshillin Politik një marrëveshje që opozita parlamentare nuk e njeh besoj është më e moralshme që të mos drejtohet nga dy bashkëkryetar që janë në të njëjtin mendim dhe kundër mendimit të 29 deputetëve. Ne kemi të drejtë të kërkojmë vendin që na takon dje ka vajtur dhe shkresa zyrtare”, tha Murrizi, raporton abcnews.

 

Sakaq siç shihet në listën emërore të 29 deputetëve, të cilët kanë firmosur për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave, nuk i është bashkuar bashkëkryetarja Rudina Hajdari.

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara