Albanian Profile
Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

 

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është autoriteti drejtues dhe koordinues mbi shëndetin ndërkombëtar brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe mbart vlerat e Kombeve të Bashkuara të integritetit, profesionalizmit dhe respektimit të diversitetit. Kushtetuta u miratua në Konferencën Ndërkombëtare të Shëndetit të mbajtur në New York në datat 19 qershor – 22 korrik 1946, u nënshkrua më 22 korrik 1946 nga përfaqësuesit e 61 shteteve dhe hyri në fuqi më 7 prill 1948, një datë që festohet çdo vit si Dita Botërore e Shëndetit.

Për më tepër, vlerat e fuqisë punëtore të OBSH pasqyrojnë parimet e të drejtave të njeriut, universalitetin dhe barazinë e vendosur në Kushtetutën e OBSH si dhe standardet etike të Organizatës. OBSH po punon me 150 zyra në vendet anëtare, në 6 zyra rajonale dhe në selinë qendrore në Gjenevë.

Shtetet anëtare të OBSH janë grupuar në gjashtë rajone. Secili Rajon përfaqësohet me një zyrë rajonale si më poshtë:

1) Zyra Rajonale për Afrikën;

2) Zyra Rajonale për Amerikën;

3) Zyra Rajonale për Azinë Jug-Lindore;

4) Zyra Rajonale për Evropën;

5) Zyra Rajonale për Mesdheun Lindor;

6) Zyra Rajonale për Paqësorin Perëndimor.

 

Zyra e OBSH-së në vendin tonë mbështet Qeverinë e Shqipërisë për të formuar politikën e saj shëndetësore në përputhje me parimet dhe vlerat e OBSH-së dhe nxit për një qasje të integruar në zhvillimin e shëndetit. Me anë të një përfaqësimi të vetëm, të unifikuar dhe të integruar funksional OBSH lehtëson zbatimin e Marrëveshjes dy-vjeçare bashkëpunuese me Qeverinë e Shqipërisë dhe planin e saj përkatës për vendin. Zyra e OBSH-së në Shqipëri koordinon partneritetin në shëndetësi dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me shëndetin me të gjithë aktorët e sektorit shëndetësor.

OBSH ndihmon vendin për të përmirësuar sistemin e tij shëndetësor dhe siguron mbështetje teknike, sipas nevojës. Zyra e OBSH-së administron, konsolidon dhe forcon bashkëpunimin e OBSH-së në vend, përfshirë të gjitha burimet e alokuara në vend përkohësisht ose përgjithmonë për të maksimizuar ndikimin e saj. Zyra e OBSH-së gjithashtu mobilizohet sipas nevojës në mbledhjen e fondeve dhe burimeve alternative në funksion të shëndetit.

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara