Thursday 18 April 2024
Thursday 18 April 2024

 

Bombolat me oksigjen janë më të kërkuarat aktualisht në tregun e covid. Të nevojshme për funksionimin e mushkërive te të sëmurët, përdorimi i tyre është kthyer në alarm për autoritetet shëndetësore. Në rrethe situata është kaotike.

 

Këtu jemi në Fier. Rezulton se qindra të sëmurë trajtohen me oksigjen nëpërmjet bombolave të improvizuara. Jashtë kamerave farmacistet thonë se aparatet e oksigjenit janë shumë të shtrenjta, duke i udhëzuar të sëmurët drejt pikave të saldimit.

 

ABC ka qenë në një nga 2 pikat e licencuara në Fieri. Në të dyja njësitë furnizohen me oksigjen 80 deri në 100 pacientë në ditë. Janë bombula të destinuara për të furnizuar me oksigjen pajisjet e saldimit, por tani me pandeminë janë shndërruar në aparate frymëmarrjeje.

 

12 mijë lekë kushton mbushja e kësaj bombole me oksigjen dhe përdorimi i saj nuk zgjat më shumë se 6 orë. Ato mbushen në Tiranë dhe më pas shiten në Fier. Janë vetë shitësit që të tregojnë si funksion kjo bombol.

 

Për mbushjen të japin garanci, ndërsa për nivelin e oksigjenit që duhet të marrë i sëmuri, natyrisht që nuk flasin dot. “Bombulat janë me kolaudim” tha shitësi. Ai thotë se kërkesat janë të shumta. Nuk mund t’u përgjigjet dot të gjithë të sëmurëve me covid. “Edhe me kaq nuk ia dalim dot. Kemi shumë kërkesa”.

 

Shitësi flet edhe për incidentin që i ndodhi të moshuarit në Tiranë, i cili rrezikoi jetën për shkak të përdorimit të bombulës së oksigjenit në shtëpi. “Ajo që ndodhi mbrëmë, do të ketë pasur ndonjë ngrohtësi afër, s’ka mundësi tjetër. Ose ka qenë e pisët bombula. Mund të ketë pasur gaz tjetër brenda, ka mbaruar dhe e kanë mbushur me oksigjen. S’ka lidhje me oksigjenin, oksigjeni nuk jep probleme” tha ai. Abcnews

 

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara