Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

Situata kritike me pandeminë ka përfshirë edhe sistemin farmaceutik.

 

Sipas një anketimi të farmacive, më shumë se gjysma e tyre janë në krizë financiare, që mund ta tejkalojnë pas një viti, ndërsa janë të pafuqishme për të përballuar një valë të re të pandemisë gjatë vjeshtës.

Zyrtarët e shëndetësisë njoftuan sot edhe dy vdekje të tjera për shkak të COVID-19; dy zonja nga Shkodra dhe Elbasani, me të cilat shkoi në 97 numri i të vdekurve nga koronavirusi qysh nga fillimi i marsit.

Pjesa më e madhe e tyre ndërruan jetë 3 javët e fundit, dy herë më shumë sa vdiqën në 3 muajt e parë të pandemisë. Spitali Infektiv shënoi një tjetër record me 90 pacientë të shtruar, ndërsa infektimet ditore u shtuan edhe me 96 raste të reja.

Krahas sistemit shëndetësor, zgjerimi i pandemisë ka futur në vështiësi të mëdha edhe rrjetin farmaceutik shqiptar.

Sipas një ankete me farmacistët, gjysma e tyre janë në krizë financiare për shkak të përgjysmimit të shitjeve dhe likuiditeteve.

“67.7%, pra 2 farmacistë në 3 deklarojnë probleme likuiditeti, pra mundësie për të paguar. Më shumë se gjysma mendon se do t’i duhet mbi një vit për të rekuperuar dëmin, ndërsa vetëm 1 në 5 mendon se mund ta rekuperojë brenda 3 muajsh, pra brenda mesit të shtatorit, kur pritet një agravim i situatës epidemiologjike të Covid-19” – citon nga anketimi bashkautori i saj Admir Malaj, ekspert në ekonomi dhe sisteme shëndetësore.

Edhe pse dita e shumë qytetarëve nis nga farmacia, ku blejnë maska dhe doreza, këto janë vetëm një pikë uji në hallet e shumta të farmacive. Afro 80 për qind e tyre pohojnë se janë të stresuar nga vështirësitë, një pjesë janë gati ta lënë punën, ndërsa një pjesë tjetër kanë filluar shkurtimet e punëtorëve. Kryesorja është se mjekët nuk japin si më parë ilaçe me receta dhe rimbursime, dhe nga ana tjetër vet qytetarët nuk kanë para dhe i marrin ilaçet me listë borxhesh.

“4 në 5 farmacistë deklarojnë në pyetësor se kanë rritje të listës së pacientëve që nuk pagajnë në kohë, pra shtim të librit të borxheve. Në qershor, në 1 nga 10 farmacitë e anketuara dikush e kishte humbur vendin e punës, prej uljes së punës/pagës, frikës nga infektimi, apo mungesës së transportit. Humbjet për farmaci llogariten nga disa qindra mijëra lekë të reja deri në mbi një milion për secilën farmaci, duke llogaritur xhiron e munguar” – thotë zoti Malaj.

Pandemia Covid-19 u kthye befas në Shqipëri në fund të qershorit, duke shkaktuar një seri të përditshme viktimash gjatë 3 javëve. Megjithë thirrjet e autoriteteve për masa mbrojtëse, qytetarët nuk i ndjekin rregullat si maska dhe distancimi, dhe lokalet, plazhet, rrugët e sheshet janë plot me njerëz të shkujdesur.

Më shumë

Shkodër, rrezikimi i ndërtesave të vjetra historike nga ndërtimet e reja

Ashtu si pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë edhe Shkodra ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit nga pikëpamja e urbanistikës dhe arkitekturës. Vendin e shumë lagjeve dhe rrugicave të vjetra, me shtëpi karakteristike, tashmë e kanë zënë pallate shumëkatëshe, që thuajse nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Bashkë me ato, kanë humbur […]

Studimi: Gjuha e urrejtjes në Shqipëri, e përhapur pasivisht

Në Tiranë u publikua sot një studim i thelluar mbi gjuhën e urrejtjes, fryt i i bashkëpunimit midis Komisionerit kundër Diskriminimit, Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës.   Sipas studimit, afro 60 për qind e të anketuarve mendojnë se gjuha e urrejtjes mbizotëron masivisht në vend.   Madje, në grupe më të ndjeshme […]

Mashtruan mbi 1 mijë shtetas të huaj, Prokuroria kërkesë Tatimeve për bilancin e Call Center-ave

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Drejtorisë së Tatimeve bilancin e bizneseve Call Center ndaj të cilave ka nisur hetimet për akuzën e mashtrimit.   Përmes një letër-porosie, organi i akuzës u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë llogaritë dhe transaksionet në 2 vjet dhe kompanive telefonike informacioni lidhur me thirrjet e […]

Korsitë e biçikletave kanë shtuar trafikun në vend të pedalimit në Tiranë

Prej 2015 rrugëve të Tiranës u janë shtuar koristë e biçikletave, duke ngushtuar rrugët për të nxitur pedalimin dhe dekurajuar automjetet. Qëllimi nuk u arrit. Kryeqyteti jeton me trafikun në çdo orë të ditës që shkakton vështirësi për ambulancat dhe transportin publik.   Bllokimi i korsive të dedikuara nga makinat është një pengesë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara