Friday 21 June 2024
Friday 21 June 2024

 

Për shkak të koronavirusit dhe të masave kundër tij, edhe Papa Françesku nuk mund t’i përshëndesë më besimtarët si më parë. Sot, në audiencën e përgjithshme, u kërkoi falje, por u tha edhe se është pranë tyre me zemër.

 

“Duhet ta ndryshojmë mënyrën e zhvillimit të kësaj audience, për shkak të koronavirusit. Ju jeni të ndarë prej meje, me maska e, unë jam pak larg e nuk mund të afrohem. Më vjen keq për këtë, por është për sigurinë tuaj: në vend që të vij pranë jush, t’ju shtrëngoj dorën, t’ju përshëndes, po përshëndetemi nga larg. Por unë jam pranë jush me zemër, shpresoj që ta kuptoni pse e bëj këtë”. Kështu tha sot Papa Françesku, në fillim të audiencës së përgjithshme në Sallën Pali VI, në Vatikan, duke u shpjeguar besimtarëve të pranishëm pse nuk mund të kalonte në mesin e tyre për t’i përshëndetur. Masat kundër koronavirusit ia kanë ndryshuar jetën edhe vetë Papës. R.SH. – Vatikan

 

Më shumë

​Papa me shtet që nga viti 1929

Qyteti i Vatikanit më 7 qershor të vitit 1929, bëhet shtet sovran. Territori i tij përbëhet nga një enklavë brenda qytetit të Romës.   Vatikani ka një sipërfaqe prej rreth 44 hektarësh, dhe një popullsi prej rreth 840 banorësh.   Kjo e bën Vatikanin shtetin më të vogël (për nga territori dhe popullsia) i […]

Kryegjyshi Botëror Baba Mondi, pret ambasadorin Gendler: Izraeli mund ta ndihmojë Shqipërinë me vaksina kundër Covid!

Kryegjyshi Botëror Dede Edmond Brahimaj, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, priti në selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ambasadorin e Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler.   Pasi e falenderoi për vizitën e tij të parë në Selinë Botërore të Bektashizmit, Kryegjyshi Botëror foli për miqësinë e vecantë që populli shqiptar […]

Berlin: Tri fe, një shtëpi e përbashkët – Fillimi i punimeve po afron

“The House of One” e hebrenjve, të krishterëve dhe myslimanëve në Berlin do të konkretizohet në fillim të vitit 2021 pas shumë përgatitjeve. Sfida për përfaqësuesit janë sulmet e fundit të përgjakshme të myslimanëve. Ekskavatorët do të nisin së shpejti punën. Prej më shumë se dhjetë vitesh në Berlin planifikohet, diskutohet dhe reklamohet ideja […]

Papa Françesku: Akte terrori, për të komprometuar vëllazërimin ndërmjet feve!

Papa Françesku, në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, u shpreh afërsinë viktimave të atentatit të Nicës e të Vjenës dhe kërkon të marrin fund dhuna dhe urrejtja!   “Këto ditë lutjesh për të vdekurit, i kujtuam e do të vijojmë t’i kujtojmë akoma viktimat e pafajshme të terrorizmit, mizoria e të cilit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara