Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

 

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, ka folur edhe për politikën.Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se rreziku i coronavirusit duket se ka kaluar në Kosovë dhe sipas tij është koha për t’u rihapur xhamitë.“Për mua xhamitë do të duhej të hapeshin këtë xhuma [të premte]”, tha ai, përcjell Telegrafi.

 

Hoxha ka treguar edhe një ngjarje që ka pasur me një gazetar kroat gjatë një interviste.Ai thotë se gazetari kroat i kishte thënë që presidenti i asaj kohe, Fatmir Sejdiu kishte mohuar që në Kosovë janë 95 % muslimanë.“Gazetari kroat më tha se një gjë te na nuk e kupton. “E pyeta presidentin tuaj: Zotëri ju jeni president i një vendi me 95% myslimanë… dhe ai më ndërpreu në gjysmë. Më tha nuk është e vërtet”. Pse vëlla me mohua që ne jemi myslimanë”, tregon Krasniqi bisedën em gazetarin kroat.

 

Hoxha thotë se jo vetëm Fatmir Sejdiu por edhe shumica e politikanëve në Kosovë nëpër forume ndërkombëtare kanë frikë ta pranojnë përkatësinë që janë mysliman.Krasniqi thotë se kur kanë ndërhyrë Amerika e Gjermania me bombardime në Kosovë e kanë ditur se ne jemi myslimanë.Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës thotë se në të kaluarën ka mbështetur një koalicion të madh të drejtuar nga AKR me Partinë e Drejtësisë, por thotë se pas atyre zgjedhjeve më nuk ka mbështetur ndonjë subjekt politik.

 

Krasniqi ka thënë se ka parashikuar ardhjen e Albin Kurtit në qeveri dhe një gjë të tillë e parashikon përsëri. “Ata që janë ngritur në politikë duke sharë myslimanët kanë humbur dhe këta tjerët kanë fituar [LVV]. Unë them se do të fitojnë prapë nëse nuk gënjejnë popullin”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi.

 

19 maj 2020

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara