Wednesday 21 February 2024
Wednesday 21 February 2024

 

Ligjvënësit e Bashkimit Europian pritet të miratojnë të enjten një rezolutë, e cila u bën thirrje vendeve të bllokut të ndalin punimet për ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2, projekt që do të siguronte furnizimin me gaz natyror të Europës nga Rusia. Ky zhvillim vjen si përgjigje ndaj arrestimit të kritikut të Kremlinit Aleksei Navalni.

 

Pas kthimit të tij në Rusi në fundjavë për herë të parë që pas helmimit me agjent nervor, zoti Navalni, kritiku më i madh i Presidentit rus Vladimir Putin, u arrestua dhe më pas u burgos lidhur me pretendime për shkelje të lirisë me kusht.

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila vazhdon të mbështesë ndërtimin e gazsjellësit pavarësisht kritikave nga disa vende të BE-së, tha të enjten se pikëpamjet e saj mbi projektin nuk kanë ndryshuar, pavarësisht çështjes Navalni.

 

Parlamenti Europian pritet ta miratojë rezolutën që i bën thirrje BE-së të rishikojë marrëdhëniet me Rusinë nën dritën e arrestimit të zotit Navalni.

 

Sipas një plani paraprak të rezolutës, e cila nuk është detyruese por ka peshë politike, kërkohet ndalimi i menjëhershëm i ndërtimit të gazsjellësit gjermano-rus Nord Stream 2.

 

“Parlamenti Europian i bën thirrje BE-së dhe shteteve anëtare të rishikojnë në mënyrë kritike bashkëpunimin me Rusinë në platforma të ndryshme të politikës së jashtme dhe në projekte të tilla si Nord Stream 2, punimet për ndërtimin e së cilit duhet të ndalen menjëherë”, thuhej në projekt-rezolutën e siguruar nga agjencia Reuters.

 

Nord Stream 2 pritet të dyfishojë kapacitetin e gazsjellësit ekzistues Nord Stream, në 110 miliardë metra kub në vit, ose më shumë se gjysma e eksportit të gazit rus në Europë.

 

Projekti udhëhiqet nga Gazpromi rus me partnerë perëndimorë. Më shumë se 90 për qind e gazjellësit është ndërtuar dhe ai është parashikuar të nisë të operojë së shpejti gjatë këtij viti.

 

Projekti ka ndarë vendet e BE-së me disa që thonë se do të minojë shtetin tradicional që ka shërbyer si vend tranzit për gazin, Ukrainën, si dhe do të rrisë varësinë e bllokut tek burimet energjitike ruse.

 

BE-ja duhet të “hartojë një strategji të re për marrëdhëniet me Rusinë, përqendruar tek mbështetja ndaj shoqërisë civile, e cila mbron vlerat demokratike, sundimin e ligjit, liritë themelore dhe të drejtat e njeriut”, thuhet në projekt-rezolutë. VOA

 

 

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara