Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Pas 800 vitesh, ‘rizgjohet’ vullkani në Islandë

 

Pas një gjumi të gjatë, rizgjohet vullkani në Gadishullin Reykjanes në Islandën jugperëndimore duke nisur të derdhë llavën në të dy anët e tij.

 

Ky është shpërthimi i parë vullkanik në këtë zonë në gati 800 vite duke dhuruar spektakël mbrëmjen e të premtes.

 

Imazhet fillestare ajrore, të postuara në faqen Facebook të Zyrës Meteorologjike Islandeze, treguan një shpërthim relativisht të vogël të paktën deri më tani, me dy rrjedha llavash që derdhen në drejtime të kundërta.

 

Shkëlqimi nga llava mund të shihej nga periferia e kryeqytetit të Islandës, Reykjavik, e cila është rreth 32 kilometra (20 milje) larg.

 

Kohët e fundit kishte pasur shenja të një shpërthimi të mundshëm, me tërmete që ndodhnin çdo ditë gjatë tre javëve të fundit.

 

“Ky shpërthim përfundimisht nuk ishte një befasi. Kombi ka qenë duke pritur për tre javë këtë shpërthim. Ka pasur një periudhë të gjatë. Kanë kaluar 15 muaj që kur aktiviteti sizmik filloi të rritet ndjeshëm në gadishullin Reykjanes”, tha Pall Einarsson, Profesori i gjeofizikës.

 

Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave tha se nuk po parashikonte evakuime sepse vullkani është në një luginë të largët, rreth 2.5 kilometra (1.5 milje) nga rruga më e afërt.

 

“Unë mendoj se tani njerëzit janë mjaft të relaksuar. Ka pasur një shqetësim në rritje  për shkak të këtyre tërmeteve të rëndësishme dhe të pandërprera që i mbajnë njerëzit zgjuar dhe ka qenë shumë e vështirë të jetoje me ta. Ankthi është rritur dhe disa kanë thënë se nëse do të ketë një shpërthim

‘është më mirë që ai të vijë’ ”, tha Fannar Jonasson.

 

Vullkani malor Fagradals ka qenë në gjumë për 6,000 vjet dhe Gadishulli Reykjanes nuk kishte parë një shpërthim të ndonjë vullkani në gati 781 vjet.

 

 

Më shumë

Glasgou, premtime të pamjaftueshme për të ngadalësuar ndryshimin e klimës

Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë […]

Ruajtja dhe promovimi i vlerave të basenit ujor të Drinit

Nevoja gjithnjë e më e madhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të ekosistemit të basenit të Drinit, ku përfshihen lumejtë Drin e Buna dhe tre liqenit; ai i Shkodrës, Prespës dhe Ohrit, bashkoi sot në pikën turistike të Shirokës, në bregun e liqenit, përfaqësues të organizatave mjedisore dhe studiues, si pjesë e […]

Ndotja e ajrit/ OBSH: Më i rëndë nga se mendohej, 7 milionë vdekje në vit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara