Albanian Profile
Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

Në këtë kohë të vështirë, në të cilën nuk mund të shkojmë në kishë, janë meshtarët, ipeshkvijtë dha Papa Françesku që hyjnë në shtëpitë tona nëpërmjet televizorit, radios dhe rrjeteve sociale. Kjo është shumë e bukur dhe na ndihmon që ta jetojmë, edhe pse nga larg, përvojën e bashkësisë së krishterë. Këto lidhje virtuale marrin kuptim vetëm nëse rikujtojmë që Kisha nuk është virtuale, por reale, ajo përbëhet nga persona të cilët e jetojnë dhe e përjetojnë bashkësinë e krishterë, duke filluar në familjen e tyre. Për këtë arsye ju propozojmë që të jeni, nëpërmjet gjesteve të thjeshta, një bashkësi familjare që e jeton dhe e kremton festën e Pashkës.

 

Shumë të dashur besimtarë, më pëlqen t’ju mendoj të mbledhur në familjet tuaja, kishë e vogël shtëpiake, ndërsa jetoni festën e madhe të Pashkës, që përbëhet prej tri ditësh solemne gjatë të cilave bashkësia e krishterë është e mbledhur prej një “thirrjeje të përhershme”.

 

Situata e veçantë e lidhur me emergjencën e COVID-19 na detyron, nga njëra anë, që të privohemi prej gëzimit që ta shprehim në mënyrë publike fenë tonë, por, nga ana tjetër, “ju detyron” – le të themi kështu – ju, të dashur besimtarë, që ta ushtroni në formë më konkrete dhuratën e meshtarisë që të gjithë kemi marrë ditën e pagëzimit tonë dhe që shprehet kryesisht në lutjen personale apo atë bashkësiore.

 

Një rol i veçantë u përket prindërve, të cilët mund ta drejtojnë secilin prej riteve që ndodhen në këtë libër ndihmës, duke ndjekur udhëzimet që ndodhen në të. Ai është përgatitur prej Arqidioqezës Shkodër-Pult, me ndihmën e Komisionit për Familjen dhe duke iu referuar librit ndihmës të Konferencës Ipeshkvnore Italiane, jo për ta zëvendësuar, por për ta bërë konkrete dhe aktuale pjesëmarrjen e çdo familjeje në Ritin e Triditëshit të shenjtë të ndjekur përmes Mediave.

 

Për këtë arsye, i ftoj të gjitha familjet katolike që t’i ndjekin përmes Televizorit dhe/apo Internetit kremtimet që do të zhvillohen në kishën Katedrale udhëhequr prej Ipeshkvit, apo në kishat famullitare të udhëhequra prej famullitarëve përkatës sipas orareve të publikuara.

 

Menjëherë pas tyre, familja mund ta plotësojë lutjen duke përdorur këtë libër ndihmës, duke u kujdesur që të zgjedhë një vend të përshtatshëm dhe që të krijojë një klimë të përshtatshme për t’u përqendruar.

 

Gjithmonë përmes Mediave, gjatë këtyre ditëve do t’ju mbërrijë edhe Mesazhi im i Pashkës; për këtë arsye, për momentin po mjaftohem vetëm që t’ju uroj që ta jetoni intensivisht festën e madhe të Pashkës.

 

Ju bekoj të gjithëve!

 

Arqipeshkvi juaj

† Angelo Massafra O.F.M.

 

10 prill 2020

 

Libër Ndihmës në pdf për të ndihmuar familjet për t’u lutur në shtëpitë e tyre gjatë tre ditëshit të shenjtë:

https://www.dropbox.com/s/gwkxke8ce85mtvp/TRIDIT%C3%8BSHI%20I%20PASHK%C3%8BS.pdf?dl=0&fbclid=IwAR3imCQg26nZxiAISyL_qsNAtiW0IqPYOPMN5EFwM8CuA09WKqit59Ehj_E

 

 

https://www.facebook.com/Arqipeshkevia/videos/241365607058996/

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara