Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Vdekja u mund! Ky kumt u përsërit gëzueshëm në Meshën solemne të Pashkëve 2020, që bota nuk do të mund ta harrojë kurrë. Përmes Triditshit, të jetuar në kushte ngujimi për shkak të pandemisë, Papa Françesku na mori për dore, për të na shoqëruar ditë për ditë, deri te kjo e Dielë, në të cilën premtimi bëhet realitet, sepse “Krishti u ngjall!”; “Vërtet u ngjall!”.

 

E diela e Pashkëve, 12 prill 2020. Në Sheshin e  Shën Pjetrit nuk janë mijëra besimtarët, që e mbushnin plot vitin e kaluar. Jemi të gjithë të ngujuar në shtëpitë tona, spese është koha e pandemisë së madhe, betejës së madhe kundër virusit vdekjeprurës. E megjithatë, jemi të gjithë rreth Françeskut, në Bazilikë, para Altarit të Katedrës. Me të lutemi e me të edhe këndojmë: “Gloria in exelsis Deo et in terra pax hominibus bonae voluntatis!”.

 

Gjithçka është solemne e njëkohësisht, thelbësore në këtë Meshë Pashkësh, ku  arritëm simbolikisht të  përhumbur. Por Françesku na mori për dore, ashtu siç bën babai me fëmijët e vet. Figurja e Marisë Salus Populi Romani është aty, pranë altarit e, pas saj, Kryqi i lashtë i San Marcello al Corso: Nënë e Bir vijojnë të jenë pranë e pranë. Janë dy ikona,   të cilave Papa u drejtohet, për t’u lutur në ditët e pandemisë, por edhe të shpresës. E edhe ne pas tij! Kjo është e Dielja, në të cilën Ungjilli shpallet latinisht e greqisht. Kapitulli i 20-t i Gjonit flet për mrekullimin e Marisë nga Magdala para varrit të zbrazët dhe vrapit të Simon Pjetrit e dishepullit tjetër, atij që Jezusi e donte, për të parë një herë, e për t’i besuar, pastaj, fjalëve të gruas.

 

Asambleja e vogël

Zëri i Papës Françesku jehon në heshtjen tronditëse të bazilikës boshe, ku janë të pranishëm vetëm ministrantët dhe një asamble, që ka fytyrën e secilit prej nesh. Edhe Scola Cantorum, domethënë kori, është  më i vogël se kurrë, po zërat e tij i mbushin përplot hapësirat e zbrazura të Bazilikës më të Madhe të krishterimit. Është dhurata e këngës. Dhuratë e antifonës Regina Coeli! Drejtuar Mbretëreshës Qiellore!

 

R SH VATIKAN

 

12 prill 2020

 

 

 

 

 

12 prill 2020

 

 

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara