Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

 

 

Ndër viktimat më të mëdha ekonomike nga pandemia COVID-19 është biznesi i vogël, rimëkëmbja e të cilit duket e vështirë.

 

Pasojat reale të krizës evidentohen që nga numri i bizneseve të mbyllura, mbi 32 mijë, 98% prej tyre ishin subjekte të vogla.

 

Por edhe bizneset që i kanë shpëtuar uljes së qepenit deri më tani, po përballen me vështirësi të shumta. Euronews Albania dëgjoi disa prej shqetësimeve të tyre, që kryesisht lidhen me uljen e ndjeshme të klientelës.

 

“Këta muaj janë pa punë fare, jemi të gjithë pa punë, të gjithë njësoj”, thotë një tregtar.

 

“Ka rënë goxha, gjithë tregu bosh është”, shton një tjetër.

 

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Tatimeve muaji korrik ka qenë muaji më i rëndë i shumë bizneseve të vogla. Numri i subjekteve zbriti në 53.6 mijë në korrik.

 

Numri i bizneseve pa TVSH pati një rënie prej 44%. Mbyllja e këtyre bizneseve të vogla ka lënë pa punë 42 mijë persona në krahasim me shkurtin, përpara se gjithçka të kthehej përmbys nga pandemia.

 

Në total, e 9% e të punësuarve në vend rezultojnë të kenë humbur punën gjatë periudhës së pandemisë, pa përfshirë bujqësinë.

 

73% e humbjeve të vendeve të punës kanë ardhur nga subjektet e vogla.

 

Të vegjlit kishin nisur ciklin e rënies që para krizës së shkaktuar nga pandemia.

 

Në të tilla kushte ata shpresojnë të kenë një vëmendje të shtuar nga shteti, e në mungesë të kësaj vëmendje, të paktën situata me COVID-19 të mos përkeqësohet.

 

Më shumë

Në gjashtë mujorin e parë të vitit më tepër mallra u transportuaran nëpërmjet hekurudhës

Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër.   Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës.   Por volumi i mallrave të transportuara […]

Gati 10 miliardë lekë eksportet drejt Kosovës, kryesojnë materialet e ndërtimit dhe metalet

Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë.   Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]

Shtëpitë u shtrenjtuan 11 %. Rritja më e lartë është në Tiranë dhe në zonat bregdetare

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara