Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

Partia Demokratike i kërkon qeverisë që të vendosë karantinë totale në të gjithë vendin për 14 ditë, duke mos lejuar qarkullimin e askujt dhe më tej të miratojë paketën sociale ekonomike për rimbursimin e bizneseve, të pagës së punonjësve dhe ndihmën për të papunët dhe familjet në nevojë.

Në një reagim për mediat, PD del kundër hapësirës së qarkullimit me automjete dy vetëm në dy fasha orare të përsonave që shkojnë në punë në shtet e privat, në 8 të mëngjesit dhe 16:00 deri 17:00 pasdite.

 

Reagimi i PD

Partia Demokratike ka përkrahur çdo masë agresive kundër përhapjes së koronavirusit, por vendimi i fundit i qeverisë virtuale të Edi Ramës për qarkullimin e makinave nuk i shërben këtij qëllimi.

 

Lejimi i lëvizjes së automjeteve në mëngjes dhe 1 orë pasdite zgjidh vetëm lëvizjen me makinë të drejtorëve të Edi Ramës. Është një vendim që tregon paaftësinë e qeverisë në menaxhimin e situatës dhe pandjeshmërinë e saj.

 

Koronavirusi nuk infekton part time, sipas orareve që cakton nga shtëpia Edi Rama. Ose ka, ose nuk ka karantinë. Ose lejohet lëvizja për punë në oraret individuale të punës, ose nuk lejohet!  Vendimet gjysmake janë si të vërtetat gjysmake, dëmtojnë më shumë.

 

Partia Demokratike vlerëson se për shkak të situatës së krijuar, karantina totale, për një periudhë 14 ditore fillimisht, është një zgjidhje që ndihmon në mospërhapjen e gjerë të virusit dhe për të vlerësuar përmasat e përhapjes së tij nga ekspertët.

 

Në kushtet kur qeveria nuk përmbush detyrimin ligjor që të dezinfektojë rrugët, parqet apo pallatet, qytetarët duhet të qendrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur. Kjo masë duhet të shoqërohet menjëherë me miratimin nga qeveria të paketës së masave për pasojat social-ekonomike të krizës.

 

Është koha që Edi Rama të mos kërkojë sakrifica vetëm nga qytetarët.

 

Për të përballuar qendrimin e qytetarëve në shtëpi, shteti duhet të rimbursojë të plotë pagën e tyre. Në vend që të bëjë mjekun, sanitarin, policin apo ushtarin, Edi Rama duhet të bëjë tani Kryeministrin! Të miratojë paketën social ekonomike, që përfshin, ndër të tjera:

 

  1. Riimbursimin e bizneseve
  2. Rimbursimin e pagës së punonjësve
  3. Ndihmën për të papunët dhe familjet në nevojë

 

Jeta e shqiptarëve nuk ka çmim!

 

15 Mars 2020

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara