Thursday 18 April 2024
Thursday 18 April 2024

Partia Ddemokratike ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë, për tenderin e materialeve mbrojtëse shëndetësore.

Në një deklaratë për mediat, ish deputetët e Albana Vokshi dhe Enkeled Alibeaj, ndërsa e konsiderojnë tenderin “skandal”, thanë se qeveria i bleu maskat me dyfishin e çmimit në treg.

 

 

 

ALBANA VOKSHI:

Të dashur bashkëqytetarë,

Jam sot, bashkë me kolegun Enkelejd Alibeaj për të denoncuar një nga aferat më të mëdha të qeverisë në kohën e pandemisë. Bëhet fjalë për mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse, të blera nga qeveria me çmime stratosferike. Do të sjellim prova për një abuzim skandaloz me paratë e shqiptarëve. Ne besojmë se ky abuzim i madh ka detyruar qeverinë të klasifikojë si sekret këta tendera hajdutësh, që e zhdoganojnë një maskë me 3 euro dhe e blejnë me 8 mijë lekë me çkim shumice.

Ky është vendimi i qeverisë që e klasifikon sekret tenderin urgjent të 21 marsit për blerjen e pajisjeve mbrojtëse spitalore. Me këtë vendim, Edi Rama mban të fshehur çmimet e ketyre blerjeve skandaloze. Por ne i kemi zbuluar ato dhe sot do t’ia bëjmë të njohur qytetarëve shqiptarëve atë që qeveria fsheh me tënderin 3.5 milionë dollarë.

Pse themi që ka një abuzim skandaloz që fare mirë mund të quhet edhe vjedhje në kohë pandemie?! Sepse janë blerë maska dhe pajisje të tjera spitalire me dyfishimin e çmimit në disa raste edhe me trefishin e çmimit të zhdoganuar.

Po ju sjellim provat.

Bleva dje pasdite në farmaci një maskë mbrojtëse nga ato që ka bkerë edhe qeveria. Çmimi ishte 4 mijë lekë.

Sa lekë e ka blerë Qeveria shqiptare këtë maskë 4 mijëlekëshe? Plot, dyfishin e cmimit, me 8 mijë lekë të vjetra. Pra me pakicë blihet 4 mijë lekë, ndërsa më shumicë Qeveria e blen nga kompanitë “FARMA NET dhe EUROMED” me 8 mijë lekë të vjetra.

Ky është krim! Dhe kur krimin përpiqesh ta fshehësh me kontrata sekrete, me mungesë transparence, krimi bëhet edhe më i rëndë, sepse provon që është bërë me vetëdije për të vjedhur.

Të pranosh të blesh 8 mije lekë një maskë që me pakicë në Farmaci shitet 4 mijë  lekë do të thotë vjedhje në mes të ditës.

Kush mendon se për shkak të krizës, nuk është vëmendja tek ajo që bën Qeveria, sesi vjedh Qeveria, sesi keqpërdor paratë e shqiptarëve Qeveria, gabohet shumë rëndë.

Sa më shumë që kryeministri, ministria e Shëndetësisë fshehin vjedhjet me kontrata sekrete, sa më shumë kohë kalon pa bërë transprencë për çdo qindarkë të shpenzuar, aq më shumë është e vendosur opozita për të dalë në mbrojtje të interesot publik.

Të dashur bashkëqytetarë! Ky skandal është edhe më i rëndë sesa kaq. Kolegu Alibeaj do të tregojë sesi kjo vjedhje ka ndodhur edhe me materialet e tjera të blera me këtë tender.

 

 

ENKELEJD ALIBEAJ

Në përmbushje të misionit tonë dhe mbrojtjes së interesit të qytetarëve, për të kontrolluar mënyrën sesi Qeveria po i përdor paratë tuaja në këtë kohë krize, Partia Demokratike ka siguruar dokumentacionin nga Dogana Shqiptare. Dokumenti provon abuzimin me kontratat e shpallura sekrete nga qeveria.

PRODUKTI     CMIMI NË ZHDOGANIM      ÇMIMI NË TENDER

Maskë mbrojtëse FFP2 3 euro  6.5 euro

(800 lekë)

Veshje spitalore me një përdorim për dhoma izolimi   9.60 euro         28 euro

(3400 lekë)

Mbrojtëse për sytë një përdorimshme  2.90 euro         6 euro

(740 lekë)

Maskë spitalore koke një përdorimshe për dhoma izolimi       3.80 euro         8 euro

(980 lekë)

Qeveria i ka zhdoganuar maskat me 3 euro dhe pastaj i ka blerë me 8 mijë lekë copën, ose me rreth 6.5 euro, Pra, Qeveria i ka blerë maskat me rreth 2 fishin e çmimit real.

I njëjti skandal, rezulton edhe për materialet e tjera në këtë tender:

Qeveria ka zhdoganuar me çmim 9.6 euro veshje spitalore me 1 përdorim dhe pas pak ditësh ka blerë me 28 euro 1 veshje.  Pra Qeveria i ka blerë me rreth 3 fishin e çmimit real.

Po kështu, mbrojtëset me 1 përdorim për sytë Qeveria i ka zhdoganuar me çmimin e tregut 2.9 euro, por i ka blerë me rreth 6 euro copën, 2fishin e çmimit real.

Qeveria ka vjedhur edhe me maskat spitalore një përdorimshe për dhoma izolimi. I ka zhdoganuar me 8 euro dhe ia ka blerë kompanisë së preferuar me dyfishin e çmimit real, me reth 8 euro.

Kjo është vjedhje dhe për ne kjo është e papranueshme! Qytetarët janë të lodhur nga kjo qeveri që nuk ndalet duke futur duart në xhepat e qytetarëve edhe  në ditët e tyre më të vështira.

Abuzimet kaq të mëdha me taksat e shqiptarëve provojnë edhe një herë se Edi Rama ka para në buxhet, por këto para i ka për të vjedhur, i ka për t’i ndarë me klientët dhe me oligarkët e koncesioneve.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj sot nga Qeveria, nga Edi Rama personalisht, që të anullojë menjëherë çmimin skandaloz të blerjes së këtyre materialeve, të kthejë në Buxhet paratë e paguara tepër dhe të vjedhura. Ato para, në vend që të shkojnë në xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe klientëve të tyre, t’u shkojnë menjëherë familjeve në nevojë dhe biznesit në krizë.

Ju faleminderit!

 

18 prill 2020

 

 

 

 

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/219686749291693/

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara