Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

 

Një mesazh të cilin vetëm bashkëjetesa fetare di të japë! ‘Ne jemi shqiptarë, ndajmë dhe kafshatën e fundit’ (VIDEO)

 

Një mesazh i vetëm dhënë nga përfaqësuesit e besimeve të ndryshem fetare në Shqipëri, në vendin ku harmonia fetare është një vlerë unike.

 

Baba Edmond Brahimaj, Pastor Ylli Doçi, Imam Gazmend Aga dhe Dom Gjergj Meta kanë përcjellë një mesazh kuptimplotë për shqiptarët në këto ditë të vështira për vendin tonë nga pandesmia COVID-19.

 

“Shqiptarë kudo që ndodheni, ju nuk jeni vetëm. Zoti është me ju, zemrat tona janë me ju, të dashurit tuaj janë me ju. Lutemi për shëndetin tuaj, për të sëmurët dhe të lënduarit, për stafin e ekipit mjekësor, i jemi mirënjohës për të gjitha sakrificat. Qëndroni në shtëpi dhe ruani shëndetin tuaj. Mos harroni të moshuarit dhe njerëzit në nevojë. Ne jemi shqiptarë dhe e duam njëri-tjetrin, ne e mbështesim njëri-tjetrit, ne e shpërndajmë edhe kafshatën me njëri tjetrin. Le të shpërndajmë dashurinë, respektin dhe shpresë, le t’i hapim zemrën njëri-tjetrit, le t’i drejtohemi zotit, ta duam njëri-tjetrin si veten tonë. Mëshira, ndihma dhe kujdesi, dashuria dhe paqja e Zotit qoftë mbi ju”. Report tv

 

 

https://www.facebook.com/KatedraljaRreshenit/videos/575573883309127/

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara