Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

Në foto: Një qendër vaksinimi në Beograd

 

 

Oda Ekonomike e Kosovës ka refuzuar ftesën e Odës Ekonomike të Serbisë që biznesmenët të vaksinohen kundër koronavirusit në Beograd.

 

Oda Ekonomike e Serbisë ka thënë të mërkuren se në bashkëpunim me Qeverinë serbe ka siguruar 10 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit për biznesmenët dhe punonjësit nga rajoni, përfshirë edhe Kosovën.

 

“Si Odë Ekonomike e Kosovës, kemi refuzuar këtë thirrje për arsye parimore”, ka deklaruar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

 

“Ky rast dhe progresi që kanë vendet e rajonit me vaksinimin, janë edhe një alarm shtesë për të gjithë, që të angazhohemi fuqishëm në sigurimin e vaksinës. Bizneset tona janë të gatshme të perkrahin institucionet e vendit, në këtë proces dhe në procese tjera që na ndihmojnë t’i japim fund krizës shëndetësore”, ka shtuar ai.

 

Siç thuhet në njoftimin e Odës ekonomike serbe, këtë fundjavë, në Beograd do të organizohet vaksinimi për biznesmenët dhe punonjësit nga Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, të cilët duan të mbrohen nga koronavirusi.

 

Sipas kësaj ode, ekonomitë e vendeve të rajonit janë të lidhura ngushtë “dhe vetëm së bashku mund ta tejkalojmë këtë fatkeqësi”.

 

Kryetari i odës, Marko Çadezh ka deklaruar se procedura e imunizimit të këtyre persona është e thjeshtë dhe të interesuarit duhet vetëm të lajmërohen tek odat ekonomike të shteteve përkatëse, të cilat në koordinim me Odën Ekonomike serbe, do të organizojnë vaksinimin në Beograd.

 

Serbia po prin në rajon me numrin e vaksinave të siguruara kundër koronavirusit.

 

Në anën tjetër, Kosova është vendi i vetëm në Evropë që deri më tani nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

 

Zyrtarët e qeverisë paraprake kanë thënë se në muajin mars do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave të AstraZenecas, që janë në kuadër të 100.800 dozave që Kosova do t’i marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. REL

 

 

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara