Monday 4 March 2024
Monday 4 March 2024

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një postim në Facebook, ka bërë me dije përfundimin e operacioneve të para për riatdhesimin e shqiptarëve të kthyer përkatësisht nga Italia dhe Kroacia.

“Pas mbështetjes dhënë Italisë mike, dje kemi kryer edhe operacionet e para të riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur në Itali dhe Kroaci.

Këto operacione do të vijojnë për t’i riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në hapësirën evropiane për shkak të masave të marra në luftën kundër COVID-19.

Kthimi do të mundësohet për studentet, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar.”, shkruan Cakaj.

 

29 mars 2020

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara