Saturday 2 March 2024
Saturday 2 March 2024

 

 

Dosja që çoi në pranga rreth 50 persona në Itali ka në qendër të saj përgjimet e sekserit të akuzuar të Ndragheta-s, Antionio Gallo. Disa prej të akuzuarve janë shqiptarë, ndërsa Antonio Gallo, veç të tjerash ka një biznes në zonën e ish bllokut në Tiranë.

 

Përgjimet zbulojnë një rrjet njohjesh në Itali, përmes të cilave Gallo synonte të shtonte apo të pastronte paratë e mafias italiane në këmbim të mbështetjes politike për funksionarët italianë.

 

Përgjimet dëshmojnë, se si ky person gjeti kontaktet deri në Tiranë, për të arritur tek ndërtimet shumëkatëshe të kryeqytetit shqiptar. Mediat italiane shkruajnë se me paratë e mafias dhe lidhjet në politikë, Antonio Gallo njihet me avokatin Claudio Larussa, me të cilin planifikoi investimet në Shqipëri, së bashku me një ish oficer të policisë italiane. Ky i fundit përmend edhe emrin e politikanit Pier Ferdinando Casini dhe ndikimin e tij tek politikanët shqiptarë.

 

“Gallo dhe Larussa, pëlqehen me njëri tjetrin, flasin të njëjtën gjuhë dhe bien dakort. Në radhë të parë për rolin që duhet të ketë Casini, i vlerësuar në Shqipëri, edhe sepse është në Komisionin e Jashtëm. “Por duhet të kesh një marrëdhënie me politikanët atje, prandaj ky duhet të të krijojë një raport… me të cilin mund të arrihet shumë” citon sot përgjimet gazeta La Republika. 

 

 

Gazetarët italianë premtojnë të zbardhin të tjera zhvillime nga dosja në ditët në vazhdim, ndërsa i kanë kushtuar një vend të veçantë planeve të të përgjuarve për investimet në Shqipëri. Deri tani, biseda më pikante e Antonio Gallo është ajo me një sipërmarrës tjetër, Antionio Speziali. Të dy komentojnë avokatin Klaudio Larussa dhe një kontakt të tij në Tiranë, një biznesmen me emrin “Niku”. Ai përshkruhet si një person, lidhjet e të cilit shkojnë deri tek kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velija.

Të dy flasin se si Larusso ka pasur edhe një takim me kryebashkiakun Veliaj për investimet në kryeqytet. Në bisedë flitet edhe për çmimet e shitjes, një metër katror që shkon deri në 2-3 mijë euro në qendër të qytetit.

Pjesë nga biseda e datës 28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec, kohëzgjatja 5 minuta e 09.

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.
Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…
Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..
Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..
Gallo: Po ka shkuar.
Brutto: Si një muaj… një muaj
Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik t’i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.
(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)
Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.
Speziali: Realitet..
Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon…

Biseda është pjesë e dosjes me thuajse një mijë faqe. Konteksti ka të bëjë me investimin e parave të krimit italian në vendin tonë në fushën e ndërtimeve, një temë e cila është trajtuar shpesh nga mediat vendave apo nga raportet ndërkombëtare.

Skema e pastrimit të parave në ndërtim, e shpjeguar nga Veliaj në vitin 2019

Mënyra se si Erion Veliaj e ka shpjeguar skemën e pastrimit të parave të pista në fushën e ndërtimeve në Tiranë përkon me atë që tregojnë italianët e përgjuar nga Antimafia. Sipërmarrësit e lidhur me Ndragheta-n flasin për një sekser me emrin “Nik”, që arrin të ketë kontaktet e duhura dhe bën lidhjen mes tyre dhe autoriteteve.

Edhe Veliaj gjatë një interviste në Opinion, në Mars të vitit 2019, kur është pyetur për pastrimin e parave në kantieret ë ndërtimit foli për shitblerjen e lejeve të ndërtimit nga një dorë në tjetrën. Kryebashkiaku ka treguar se nga momenti që ai jep lejen e ndërtimit, ajo konsiderohet një pronë. Si e tillë mund të shitet diku tjetër dhe pas kësaj, Bashkia është e shfajësuar nga çdo përfshirje në skemën e pastrimit të parave. /Lapsi

 

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara