Thursday 18 April 2024
Thursday 18 April 2024

 

 

Selia e Shenjtë Bektashiane, nën përkujdesjen e veçantë të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, përkujtoi sot më 17.01.2021, në Kryegjyshatën Botërore Betashiane në Tiranë, 100-vjetorin e Kongresit të Parë Bektashian, që u bë në Prishtë të Skraparit, një ngjarje me rëndësi fetare e kombëtare.

 

Kjo shënon një ngjarje tejet të rëndësishme për bektashizmin shqiptar dhe atë botëror, 100 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Parë Bektashian, i cili, me vendimet e tij, konsolidoi më tej organizimin strukturor e përhapjen e këtij besimi të paqtë, deviza e të cilit ka qenë e mbetet që prej tetë shekujsh nga lindja e në vazhdim, “Pa atdhe, nuk ka fe!“.

 

Kongresi i Parë Bektashian, u mbajt në teqenë e Prishtës në Skrapar nga 14 deri 17 janar të vitit 1921, ndërsa përkujtimi i tij në këtë ditë, përkon dhe është pjesë edhe e shumë aktiviteteve të tjera që bëhen në kuadër të “Vitit të Naim Frashërit“ (25 maj 1920-25 maj 1921).

 

Në veprimtarinë përkujtimore, ishin të pranishëm  dhe përshëndetën këtë konferencë:  Presidenti i Republikës SHTZ. Ilir Meta, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, At Nikoll Kodheli, Ipeshkvi Ndihmës i Arqidioqezës së Tiranë-Durrësit Imzot Arjan Dodaj, përfaqësuesi i Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare Pastor Ylli Doçi, Drejtori i Muzeut Kombëtar, z.Dorjan Koçi, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, z.Ardit Bido, studiues, historian…

 

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave mori pjesë nëpërmjet një ekspozite me dokumente dhe fotografi nga shtrirja e këtij besimi deri te funksionimi organizativ i tij.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Dr. Ardit Bido gjithashtu mbajti një kumtesë për Kongresin e Prishtës nëpërmjet dokumenteve arkivore.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara