Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

 

Besimtarët bektashinj të Përmetit përkujtuan sëbashku me Kryegjyshin Botëror të Bektashizmit, Baba Aliun, një prej përfaqësuesve më të ndritur të këtij bësimi në këto anë. E vendosur jo rastësisht në këtë lartësi nga ku duket qartësisht maja e malit të Tomorit dhe Tyrbja e famshme e Abaz Aliut, teqeja e Bubësit, hapi dyert për shumë besimtarë që kishin ardhur të kujtonin sëbashku klerikun i cili shërbeu më devocion dhe sakrificë edhe në ditët e vështira që kanë kapërcyer ata edhe në kohët e ndalimit të fesë në Shqipëri.

Kryegjyshi Botëror Bektashi Haxhi Deda Baba Edmond Brahimaj tha se Baba Aliu ishte një misionar i përhapjes së paqes dhe frymës së pajtimit si dhe dashurisë për jetën dhe komunitetin.

Besimtarë të shumtë që kishin ardhur në këtë festë të fshatit Bubës thonë  se ata e mbajnë mend mirë sakrificën, punën dhe aktivitetin e pakursyer fetar dhe kombëtar të Baba Aliut, i cili sakrifikoi gjithçka për këtë teqe dhe për të mirën e njerëzve në nevojë.

Bubësi dhe fshatrat të cilët kufizohen me bashkitë e Përmetit, Skraparit dhe Poliçanit kanë një traditë të lidhur ngushtësisht me tyrbet dhe teqetë dhe podhuajse në të gjithë përbërjen e tyre banorët që jetojnë këtu i përkasin besimit bektashian. Edhe tyrbja e Baba Aliut në Bubës gjatë revolucionit kulturor të vitit 1968 nuk i shpëtoi babëzisë kolektive të rrënimit, por falë besimit të banorëve dhe përkushtimit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ajo sot është lartësuar sërish duke përfaqësuar tempullin e besimit dhe qetësisë shpirtërore dhe një strehë të ngrohtë për të gjithë njerëzit që e vizitojnë dhe hyjnë aty.

 

 

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara