Friday 21 June 2024
Friday 21 June 2024

Mjekët, infermierët dhe gjithë personeli shëndetësor, janë të vetmit për të cilët është autorizuar transporti me urban në Tiranë.

 

Por në fotografitë e ditës së sotme, mund të shikoni se si ata që duhet të jenë më të mbrojturit nga të gjithë pasi kanë në dorë jetët tona, ngjeshen për të hipur në autobusë.

 

Ndonëse me maska dhe doreza dhe autorizime në duar, punonjësit e shëndetësisë duket se janë të vetmit që nuk e respektojnë kriterin e distancës, në kushtet e emergjencës së koronavirusit.

 

Operatorët e licencuar nga Bashkia e Tiranës në linjat e shërbimit publik të transportit qytetas të udhëtarëve, e ofrojnë këtë shërbim vetëm në funksion të personelit dhe stafit mjekësor.

 

Aktualisht vijon funksionimi vetëm për personelin mjekësor linja nr. 15 Kombinat – Kinostudio, duke shtuar në këtë itinerar edhe stacionin pas Muzeut Kombëtar në kthim. Edhe linja nr. 8 nga “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium-Teg”, vetëm për degëzimin e senatoriumit, do të ketë pikënisje stacionin pas Muzeut Kombëtar.

 

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara