Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

 

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) organizoi këtë fillim jave një ekspozitë në formë ankandi me punimet artisitike të fëmijëve të prekur nga tërmeti I 26 Nëntorit, punime të cilat shprehin emocionet e tyre pas ngjarjes tronditëse dhe të cilat do të shiten për t’i mundësuar këtyre fëmijëve disa pajisje elektronike për të ndjekur mësimin online gjatë pandemisë.

 

Paraditen e së martës, Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri  (CRCA) së bashku me përfaqësuesit dhe ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Shqipëri organizoi një ankand me punimet personale artistike të fëmijëve të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në Shqipëri, në një ekspozitë të titulluar “Përtej Rrënojave”.

 

Dhjetra punime të cilat konsistojnë në piktura, vizatime, skica, mesazhe të shkrurara dhe zanore, u mblodhën dhe u selektuan me kujdes të veçantë nga përfaqësuesit e CRCA në Shqipëri.

 

Një vit më parë, në 26 Nëntor 2019, Shqipëria u prek nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Ai shkaktoi humbjen e jetës  së 51 personave, mes tyre 18 fëmijë dhe të rinj, ndërsa 913 të tjerë mbetën të plagosur. Mbi 200 mijë persona u prekën nga ky tërmet dhe 17 mijë u zhvendosën nga shtëpitë e tyre. Durrësi, Lezha, Laçi e Tirana, ishin qytetet më të prekura.

 

Në lidhje me këtë ngjarje që përjetuan, fëmijët shprehën emocionet e tyre nëpërmjet artit të lirë në muajt në vazhdim.

 

“Ne i premtuam të gjithë fëmijëve që punimet e tyre do t’i shfaqnim në një ekspozitë të dedikuar atyre, e cila do të shërbente si një kujtesë historike për gjendjen e fëmijëve, familjeve të tyre dhe të të gjithë vendit, por edhe kujdesin dhe solidaritetin njerëzor që shoqëroi këtë ngjarje. Sot është dita që ne bëjmë realitet këtë premtim publik”, u shprehën përfaqësuesit e CRCA në Shqipëri, raporton BIRN.

 

Ata shtuan se është një kënaqësi e veçantë që në këtë ekspozitë merr pjesë dhe jep mbështetjen e saj edhe Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Tiranë.

 

Ekspozita e titualluar “Përtej Rrënojave”  dhe e organizuar tek instilacioni “Reja” nga Fujimoto në Tiranë, përmban 180 punime të fëmijëve nga e gjithë Shqipëria të prekur nga tërmeti, dhe do të vijojë me një ankand me anë të të cilit pikturat do të shiten me qëllim mbledhjen e fondeve për të blerë pajisje elektronike për ndjekjen e mësimit për fëmijët që u prekën nga tërmeti fatal i Nëntorit 2019.

 

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara