Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

A e dinit se, #Hyji_Apolon është një nga veprat më të mira të skulpturës sonë antike, të shek. IV para Krishtit? Atë e sheh të shumëfishuar në revista, albume, kartolina, të riprodhuar në porcelan, dru e bronz. Eshtë një nga simbolet e artit të lashtë të Shqipërisë, madje më i njohuri. Në vitin 1928, arkeologu italian, Luigi Maria Ugolini, gjatë gërmimeve që sollën zbulimin e teatrit të lashtë të Butrintit, papritur zbuloi një statujë që përbënte në vetvete një bashkim të pazakontë të kokës dhe të shtatit me lartësi 2.5 m, pra që nuk përputheshin realisht.

Në paraqitjen artistike, ai jepet si ideali i bukurisë mashkullore, shumë i ngjashëm me bukurinë femërore: balli i qetë e pamje dinjitoze, flokë të gjatë, të lidhur me një nyjë mbi kokë karakteristikë për Apolonin, vepër e shkollës praksiteliane.

Skulptura, e punuar në mermer me damarë pak të hirtë dhe e anuar pak nga ana e majtë, paraqet një figurë të bukur me formë vezake, që përfundon me mjekrën e rrumbullakuar, me një gropëz në mes, me vetulla të holla, me sy të mëdhenj, me gojë të vogël, me buzë të trasha të gjitha këto janë trajtuar me rigorozitetin kanonik.

Pjesa e qafës është trajtuar në mënyrë të tillë, për tu vendosur në një shtat. Te gusha, mund të dallohet lehtas mollëza e fytit. Është një skulpturë unike, me pamje hermafrodite (dyseksore): nga pjesa ballore duket si femër, por e parë nga profili, mund të dallohet lehtësisht që është mashkull.

 

Për të mësuar më shumë rreth periudhës së antikitetit në Shqipëri ju ftojmë të vizitoni #Pavijonin_e_Lashtësisë në #MuzeunHistorikKombëtar.

 

Muzeu Historik Kombëtar

23 mars 2020

 

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara