Monday 4 March 2024
Monday 4 March 2024

Shtatë vjet nga premtimi për shëndetësi falas për të gjithë, shqiptarët  paguajnë nga xhepi për marrjen e këtyre shërbimeve më shumë  krahasuar me fqinjët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se vlera totale e pagesave nga xhepi të qytetarëve është pothuajse sa 58% e shpenzimeve totale për shëndetësinë. Gjithashtu, Banka Botërore nënvizon se niveli i lartë i pagesave informale bën që kjo gjendje të godasë më shumë pjesën më të varfër të popullsisë.

Mbështetur në tabelat e buxhetit të qeverisë shqiptare, shpenzimet për funksione të lidhura me shëndetësinë janë sa 3.35% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Duke shtuar edhe buxhetin total të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, që financohet pjesërisht nga kontributet, kjo vlerë arrin në total sa 6.5% e prodhimit kombëtar të parashikuar për vitin 2020, raporton scan. Ky nivel shpenzimesh vlerësohet relativisht i ulët, po të kemi parasysh se ka vende të rajonit si Serbia apo Bosnja ku shpenzimet shëndetësinë janë në kufijtë e 9%, ndërsa në disa vende të Bashkimit Europian shpenzimet reale për shëndetësinë janë në vlera dyshifrore.

Pas shpërthimit të epidemisë së Covid-19, qeveria rriti buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë me 2.5 miliardë lekë në raport me atë fillestar. Në muajt e fundit, vendi ka përfituar edhe financime të konsiderueshme nga institucione ndërkombëtare dhe donator, ku më i fundit ishte financimi prej 16 milionë eurosh nga Banka Botërore. Por, sërish rritja e kapaciteteve për të përballuar më mirë situatën epidemike ka qenë e kufizuar. Numri i testimeve është larg niveleve të rekomanduara, kryerja e analizave molekulare ende bëhet vetëm në një laborator të vetëm, ndërsa hapja e spitaleve të reja ende nuk është kryer, megjithëse situata paraqitet e rënduar, sidomos në mjediset e Sanatoriumit.

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara