Monday 20 May 2024
Monday 20 May 2024

Presidenti Ilir Meta ka zbritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. i shoqëruar nga personalitete të fushave të ndryshme në vend, në atë që e ka quajtuer manifestimin për rivendosjen e sovranitetit.

Ai ka përshëndetur me dy gishta dhe me simbolin e shqiponjës nga podiumi i ngritur në bulevard, duke “ndezur” të pranishmit.

Më pas është dëgjuar himni kombëtar, për të vijuar me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe thirrje në kor “Rama ik!””

Sakaq fjala është çelur nga aktori Neritan Liçaj, për të vijuar me Ledio Biankun, ish-anëtari i Gjykatës Europiane.

“Motra dhe vëllezër, Mirësevini në këtë Manifestimin të jashtëzakonshëm Mbarëkombëtar, ku do të firmoset një dekret, do bëhet një votim dhe do shpallet një betim! Sot nis pranvera e pandalshme kuqezi! Për Kushtetutën, Për Republikën, Për Shqipërinë, Për Kombin”, shkroi zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, pak minuta para nisjes së manifestimit.

 

“Këtu pas ka një kërkesë tjetër, nuk kënaqen me pak! Duan që sot shpërndarjen e parlamentit puçist. Liri demokraci!”. Kështu deklaroi Presidenti Ilir Meta, teksa qytetarët e pranishëm në manifestim kërkonin shpërndarjen e Parlamentit.

Ai firmosi dekretin kundër betimit te “Lana” të anëtarëve rë Gjykatës Kushtetuese, pasi Parlamenti i hoqi me ligj kompetencat për betimin e gjyqtarëve para Presidentit, teksa tha se do rikthehet sërish për “dekretin tjetër”.

“Para se të firmos dekretin kundër ligjit antikushtetues për betimin te ‘Lana’ të anëtareve të Gjykatës Kushtetuese kërkoj shprehjen e vullnetit tuaj. Vdekje grushtit të shtetit! Rroftë Republika, rroftë shteti i të drejtës!”, tha ai.

Presidenti dha si afat datën 15 mars, kur tha se, “Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo”.

Ai garantoi se pranvera kuqezi nuk ndalet më, deri në rivendosjen e plotë të sovranitetit. Po ashtu Meta kërkoi shpërndarjen e të pranishmëve në protestë, duke kërkuar që lulet e mimozave t’iu shpërndahen policëve.

 

 

Më shumë

Raporti i KE: Ku ka bërë progres dhe ku ngec ende Shqipëria?

Komisioni Europian (KE) miratoi të martën, (19.10) Paketën e Zgjerimit 2021 dhe vlerësoi situatën dhe progresin e arritur në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) dhe Turqi në proceset e tyre respektive drejt hyrjes në Bashkimin Europian. Vëmendje e veçantë i është kushtuar reformave themelore dhe udhëzimeve të qarta për reformat prioritare në vijim, […]

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës po me cilat prioritete?

Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit: për dy vjet Vend i vogël me politikë të jashtme konstruktive.   Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të […]

Shqipëria mbetet peng i të kaluarës së saj komuniste

Dështimi i Shqipërisë për t’u shkëputur rrënjësisht nga diktatura e saj brutale komuniste ka shtrembëruar kujtesën e saj për të kaluarën dhe ka dëmtuar tranzicionin e saj nga shoqëria post-totalitare në një demokraci funksionale.   Ky mars shënoi 30-vjetorin e fillimit të Lëvizjes Studentore që i hapi rrugë rënies së regjimit komunist hoxhist, […]

Melodia e vjetër e BE-së për Ballkanin

Të dëgjosh Bashkimin Evropian duke u prononcuar për Ballkanin Perëndimor është pak a shumë njësoj sikur të mbyllesh në një dhomë dhe të dëgjosh të njëjtën melodi.   Është i njëjti refren i ëmbël që premton një të ardhme të mrekullueshme së bashku, por pa përcaktuar ku dhe kur.   Ka qenë viti […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara