Monday 20 May 2024
Monday 20 May 2024

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh sot se njerëzit e moshuar do të duhet të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre deri në fund të këtij viti dhe nuk duhet të lejohet të dalin shpejt.

“Është çështje jete apo vdekjeje”, tha ajo. Kjo deklaratë shpreh më së miri shqetësimin e autoriteteve evropiane për përballimin e pandemisë së koronavirusit.

Sipas Von der Leyen, shtetet evropiane duhet të marrin masa izolimi të gjatë për personat që janë më të rrezikuar, pasi kemi të bëjmë me të vetmen masë që jep garanci se do të shpëtohen miliona jetë njerëzish.

Vetëm kështu, theksoi Von der Leyen, mund të shmanget rreziku i një përhapjeje masive të pandemisë, nga e cila më të rrezikuar janë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

“Duhet të jemi të displinuar dhe të kemi durim” tha presidentja e KE, duke shprehur shpresën se ndonjë nga laboratorët evropianë, që po punojnë intensivisht, do të jetë në gjendje të gjejë vaksinën për Covid-19.

Von der Leyen këshilloi qytetarët evropianë që të heqin dorë apo të anulojnë pushime të prenotuara më parë për sezonin veror. Ajo shtoi se tani për tani nuk mund të bëhet asnjë parashikim i besueshëm se si do të jetë situata gjatë muajve korrik e gusht.

Ndërkohë, në gjithë Evropën numri i viktimave tani ka arritur në 75 mijë. Dhe në Spanjë është shënuar sërish rritje e të vdekurve: 619 viktima të koronavirusit në 24 orët e fundit.

13 prill 2020

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara