Saturday 2 March 2024
Saturday 2 March 2024

 

Autoritetet boshnjake kanë prishur një kishë ortodokse serbe që ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme në tokën që gjendej nën pronësinë e një gruaje boshnjake. Vendimi vjen pas një beteje ligjore 20-vjeçare që u shqyrtua edhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kisha ishte ndërtuar në oborrin e boshnjakes Fata Orlovic në fshtatin Konjevic Polje. Prishja e kishës erdhi pas një vendimi të vitit 2019 që u kërkonte autoriteve të bënin një gjë të tillë. Në bazë të vendimit, Bosnja duhet të dëmshpërblejë familjen Orlovic me 31, 000 euro.

👉 Kisha u ndërtua gjatë Luftës së Bosnjës, menjëherë pasi zonja Orlovic dhe familja e saj u dëbuan nga fshati që gjendet rreth 20 kilometra në lindje të Srebrenicës. Burri i zonjës Orlovic ishte mes 8 mijë burrave dhe djemve mysliman të Bosnjës që u vranë nga forcat serbe në Srebrenicë në vitin 1995. Masakra e Srebrenicës njihet ndërkombëtarisht si gjenocidi i vetëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

 

Më shumë

Bosnjë Hercegovina: “Konflikt i ngrirë me paqe të papërfunduar”

Bosnjë Hercegovina diskutohet në Këshillin e Sigurimit. Qëndrimi i SHBA-së: Asnjë etnitet nuk ka të ardhme jashtë Bosnjë Hercegovinës.     Kur flitet për Bosnjën në Këshillin e Sigurimit e marrin fjalën shumë palë: Anëtarët e Këshillit të Sigurimit, ata të përhershmit Rusia dhe SHBA, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina dhe 8 të […]

Bosnja pritet të diskutojë njohjen e Kosovës

Në Sarajevë sot pritet të debatohet për njohjen e Kosovës dhe lëvizjen e Ambasadës së Bosnjë e Hercegovinës nga Tel Avivi në Jerusalem.   Në takimin e rregullt të Presidencës do të diskutohet edhe kriza e emigranteve në Bosnjë dhe situata epidemiologjike në vend.   BeH nuk e ka njohur ende Kosovën shtet […]

25 vjet nga masakra e Srebrenicës

25 vjet më parë, rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në masakrën më të madhe të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Më shumë se 1 mijë burra dhe djem boshnjakë që vdiqën gjatë rrethimit të vitit 1995 konsiderohen ende të zhdukur. Më shumë se […]

Bosnjë-Hercegovina mbetet e përçarë edhe 25 vjet pas Dejtonit

Këshilli i Sigurimit të OKB mbajti këtë javë një debat virtual për Bosnjë-Hercegovinën. Përfaqësuesi i Lartë, Valentin Inzko, foli mbi procesin e zbatimit të paqes në BH në periudhën 16 tetor – 15 prill.   Duke folur për gjendjen e përgjithshme politike Valentin Inzko, thotë se liderët politikë dhe institucionalë në BH kanë treguar gatishmëri […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara