Monday 4 March 2024
Monday 4 March 2024

 

Duke sfiduar pandeminë Corona në Sofje po zhvillohet në mënyrë virtuale samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. E pranishme është edhe kancelarja Angela Merkel, si iniciatore e këtij procesi.

 

Grafiku i rritur i pandemisë Corona në vendet e Bashkimit Europian, (BE) dhe të Ballkanit Perëndimot, (BP) nuk ka ndikuar në çuarjen përpara të  axhendës së Procesit të Berlinit, nismës diplomatike të kancelars Merkel.

 

Në kuadër të këtij procesi sot  (10.11) zhvillohet Samiti i Sofjes. Drejtuesit politikë të vendevetë Ballkanit Perëndimor, (BP) dhe të Bashkimit Europina, (BE) marrin pjesë në këtë samit on-line duke ndjekur traditën e krijuar me samitet në Vjenë, Paris, Trieste. Londër, Podzdan, që nga fillim i Procesit të Berlinti në Berlin, në verën 2014 për t’i dhënë impulse procesit integrimit europian të BP  .

 

Burime zyrtare thanë për DW se në qendër të punimeve të këtij samiti është mirarimi i një plani për t’u ndjekur dhe jetësuar krijimin e komunitetit ekonomik të përbashkët në BP, nga i cili pritet të pëfitojnë bizneset dhe qytetarët e vendeve të rajonit.

 

Plani në fjalë ka të bëjë me hapa konkrete si heqja e barrierave tregëtare, bashkërendimi i politikave në investime, njohja e diplomave dhe përvojave profesionale në mënyrë të ndërsjelltë nga vendet e rajonit dhe inkurajim i marrdhënieve tregëtare online.

 

Nuk ka bashkëpunim rajonal pa përfshirje të barabartë

 

Në kuadër  të Samitit të Sofjes u zhvillua të hënë, (9.11) takimi virtual i Ministrave të Jashtëm të BP dhe i vendeve të BE, që mbështesin Proccsin e Berlinit.

 

Burime nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, thanë për DW, se Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, kërkoi që Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia të njohin Republikën e Kosovës, që bashkëpunimi rajonal të realizohet.

 

“Nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rajonal, pa qasje përfshirëse, trajtim të barabartë dhe njohje të ndërsjellë. Njohja e Kosovës është një hap tejet i rëndësishëm, jo vetëm në procesin e zhvillimit ekonomik dhe pajtimit ndëretnik në Ballkanin Perëndimor, por edhe në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme rajonale për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian, ” reagoai në median sociale Cakaj pas përfundimi ttë takimit virtual.

 

Liberalizimi sa më i shpejtë i vizave me Republikën e Kosovës është një tjetër çështje e ngritur nga Shqipëria në takimin në fjalë.

 

“Çdo vonesë në këtë proces do ta demtojë besueshmërinë në aftësitë vendimmarrëse në Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian”- thekson Gent Cakaj ne median sociale.

 

Politika  më pranë nevojave të njerëzve

 

Këtë kërkuan përfaqësuessit e shoqërive civile të BP dhe te BE , që morën pjesë në Forumin e Shoqërisë Cvile, që u zhvilua on- line të hënën, (9.11) dhe i parapriu Samtit të së martës (10.11) në Sofje. Pjesëmarrësit u përqëndruan në diskutimet për prioritetet e Procesit të Berlinit në kushtet aktuale në tri fusha kryesore: politikën e jashtme, mjedisin, dhe energjisë, të para në këndvështrimin e zhvillimeve gjeo – strategjike në rajon, përpjekjeve të Kinës dhe Turqisë për të rritur ndikimin e tyre në BP. Pjesëmarrësit argumentuan domosdoshmërinë e rritjes së e bashkëpunimit mes qeverive të BP dhe shoqërive civile.

 

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara