Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Këto janë suveniret e para të prodhura nga një institucion shtëror me imazhet e trashëgimisë sonë dokumentare që ruhet në fondin e Arkivit Qendror Shtetëror dhe që secili mund t’i blejë prej këtij fundviti.

Akti i Pavarësisë së Shqipërisë në disa variante, sete zyre apo të përdorimit të përditshëm, deri në riprodhimin artizanal të Kodikut të Beratit, mund t’i gjeni në kënd. Kjo është një nismë që synon promovimin e vlerave arkivore që DPA-ja administron, dhe që realizohet përmes riprodhimit të disa prej objekteve simbol të trashëgimisë, apo mbishkrime dokumentesh dhe fotografi me rëndësi historike.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Z. Ardit Bido theksoi rëndësinë e këtij projekti: “Pasuria arkivore e jona është e pafundme. Këtu ne kemi vetëm suportet por përtej këtyre që ne kemi prodhuar, imazhet që vendosen mbi suporte i vendos edhe vetë individi duke e personalizuar suvenirin e tij. Kështu nuk përqëndrohemi vetëm tek imazhet që kemi ne kemi përzgjedhur në mënyrë simbolike, siç janë deklaratëa e pavarësisë, firma e Ismail Qemalit, kodikët, fermanët, medaljonin e Kamenës, dekorata në kohën e Zogut”.

Këto suvenire do të prodhohen vetëm nga ato mjete financiare që prodhon vetë shitja e tyre. Çdo suvenir i blerë nga një qytetar do të prodhojë një suvenir të ri pa harxhuar asnjë qindarkë nga buxheti. 10% e çdo suveniri do të shkojë për në buxhetin e shtetit, për t’u përdorur aty ku ka nevojë!

Kështu, risi absolute është fakti që cilido qytetar mund të porosisë suveniret me imazhin që ai do të dëshirote të kishte dhe për vetëm 1 javë, ai do të jetë gati dhe mund t’i shkojë me postë kudo në Shqipëri. Këtë mund ta bëjë fizikisht në sallën e studimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave ose online në: https://suvenire.arkiva.gov.al/, faqe në të cilën çdo qytetar mund të shohë objektet me detajet respektive dhe mund ta porosisë online, atë që dëshiron ta blejë.

Motoja e kësaj nisme me rëndësi për arkivat është “Dhuro HISTORIË” pasi çdo gjë që ruhet në fondet e Arkivit Qendror Shtetëror është pronë e cilitdo qytetar dhe cilido që dëshiron mund ta ketë atë në rrugë, në zyrë apo në shtëpi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara