Thursday 18 April 2024
Thursday 18 April 2024

 

Individët që dolën nga tregu i punës për shkak të pandemisë së COVID-19 duhet të regjistrohen në Zyrat e Punës për të qenë pjesë e programeve të hartuara nga qeveria për ripunësimin e tyre.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se që këta punonjës të bëhen pjesë e programeve tona për nxitjen e punësimit duhet të regjistrohen si punëkërkues të papunë pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, ose të aplikojnë online në e-Albania.

Denaj po ashtu u bëri thirrje bizneseve të punësojnë ata individë që janë larguar nga puna për shkak të COVID-19. “Punësoni ata individë që janë larguar nga puna dhe përfitoni mbështetje financiare nga qeveria”, apeloi Denaj.

Kufizimet në lëvizjen e mallrave dhe njerëzve si dhe mbyllja e aktiviteteve ekonomike për disa muaj, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet partnere tregtare të Shqipërisë, çoi në shkurtimin e disa vendeve të punës.

Qeveria krahas paketave për mbështetjen financiare direkte për të gjithë ata individë që u prekën në vendin e tyre të punës, hartoi edhe tre skema për nxitjen e punësimit të këtyre individëve, duke mbështetur bizneset që do ti kthenin ata në tregun e punës.

Skemat e punësimit janë 4, 8 dhe 12 mujore.

Për programin e punësimit katërmujor, qeveria paguan pagën minimale, për 2 muaj për të gjithë pjesëmarrësit në program, si dhe kontributet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore (pjesë e kontributit të punëdhënësit), të llogaritura në bazë të pagës minimale në shkallë vendi, të ofruara gjatë të gjithë kohëzgjatjes së punësimit, të kompensuara çdo muaj.

Për programin e punësimit tetëmujor, qeveria merr përsipër financimin e pages minimale për 4 muaj dhe kontributet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore.

Për programin e punësimit 12 mujor, qeveria paguan sigurimet e detyrueshme (kontribut i punëdhënësit dhe punëmarrësit) në masën 100%, të llogaritura në bazë të pagës minimale në shkallë vendi.atsh

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara