Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

 

Aktivitetet ndërtimore në Çarshinë e Vjetër të Shkupit nuk janë në drejtim që të ndryshohet autenticiteti i Çarshisë, por që të zëvendësohet guri i dëmtuar travertin me gurë të njëjtë, që të ruhet autenticiteti dhe të krijohen kushte më të mira edhe për zejtarët edhe për turistët, deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu pas një varg reagimesh në publik.

 

Ganiu në një deklaratë për mediat theksoi se për realizimin e projektit i kanë marrë të gjitha lejet e nevojshme nga institucionet adekuate në mesin e të cilave edhe nga Drejtoria për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore e cila kryen mbikëqyrje ndaj gjithë këtij procesi. Projekti është financuar nga Banka Botërore me grant në vlerë prej rreth 600 mijë euro.

 

 

“Qëllimi është të ruhet pamja e lashtë e Çarshisë së Vjetër të Shkupit”

 

 

“Nevoja e zbatimit të këtij projekti është pasojë e dëmtimit të rrugëve të Çarshisë nga disa faktorë; ndikimet atmosferike, qarkullimi i veturave për mallra, intervenimet e ndryshme joadekuate ndër vite, pasi kthimi i tyre në gjendje të mëparshme është bërë në mënyrë joadekuate me beton dhe material tjetër”, u shpreh ai duke shtuar se gurët që hiqen deponohen për t’u përdorur më vonë në Çarshi.

Ganiu gjithashtu veçoi edhe investimet në infrastrukturën e re për ujëra atmosferike, të energjisë elektrike dhe ndriçimit rrugor.

“Qëllimi është të ruhet pamja e lashtë duke mirëmbajtur gurin travertin si karakteristikë e lashtë e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, por dhe të krijojmë kushte të mira për afaristët dhe në veçanti qasje më të lirë dhe më komode për vizitorët dhe turistët e huaj”, vuri në dukje Ganiu duke theksuar se qëllimi nuk është tjetërsimi i karakterit të lashtë dhe autentik të Çarshisë së Vjetër.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Ganiu rikujtoi se guri travertin është vendosur në vitin 1970, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se janë duke i shitur kalldrëmat qindravjeçare. Ai pohoi se është zhvilluar një anketë për nevojat e Çarshisë, ku qytetarët kanë kërkuar restaurimin e rrugës ku zhvillohet projekti, rezultatet e të cilit mund të gjenden në komunë.

 

15 prill 2020

Më shumë

Zgjedhjet lokale: Bilall Kasami kryetar i Tetovës

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.   Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike.   Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara