Thursday 18 April 2024
Thursday 18 April 2024

 

Reforma e diskutueshme kushtetuese në Rusi ka hyrë në fuqi. Këtej e tutje interesat kombëtare qendrojnë mbi të drejtën ndërkombëtare, por kjo ngjall kritika në botën e jashtme. Qeveria në Moskë nuk do t’ia dijë për këtë.

 

Teksti i ri i kushtetutës u publikua të shtunën (04.07). Presidenti Vladimir Putin më parë pati nënshkruar dekretin përkatës. Ligji i ri themeltar i zgjeron kompetencat e pushtetit të presidentit Putin dhe i mundëson atij qeverisjen deri në vitin 2036, në rast se ai do të rizgjidhet. Opozita në Rusi e akuzon presidentin për një “grusht shteti”.

 

Në botën e jashtme krijon shqetësim në radhë të parë fakti, që në bazë të kushtetutës së re interesat kombëtare qendrojnë mbi ato të së drejtës ndërkombëtare. Bashkimi Europian i bëri thirrje Rusisë, që megjithatë të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare. Zëdhënsi i Kremlinit Dmitri Peskov shpjegoi, që vendi i tij në shkallë të gjerë do të vazhdojë t’i përmbahet së drejtës ndërkombëtare. “Por edhe në të ardhmen Rusia në radhë të parë do të ndjejë detyrim për sovranitetin e vet”, nënvizoi Peskov. Ai theksoi, se Rusia do ta injorojë kritikën nga bota e jashtme lidhur me ligjin themeltar.

 

Për kushtetutën, sipas të dhënave të Komisionit Elektoral, kanë votuar 77,92 përqind e zgjedhësve. Opozita është e mendimit, se ka pasur falsifikime masive të votave. Edhe në nível ndërkombëtar ka pasur kritika në këtë pikë.

 

Veʕanërisht ka tërhequr vëmendjen rasti i dhunës masive të policisë ndaj një gazetari në Shën Peterburg. Policët i thyen krahun një reporteri, i cili donte të vëzhgonte votimin në një qendër elektorale. Politikani i opozitës Alexej Navalny publikoi në internet një video të sulmit të policisë duke e quajtur atë si një ndër dalsifikimet më të rënda të zgjedhjeve.

 

Eshtë dokumentuar në mënyrë të shumëfishtë, se si fletët e votimit në pirgje janë ngjeshur nëpër kuti. Deri në 27 milionë vota janë falsifikuar, tha Navalny duke iu referuar matematicienëve. Ai bëri thirrje që të burgoset drejtuesja e Komisionit Elektoral, Ella Pamfilova.uh/wa (dpa)

DW

 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara