Saturday 2 March 2024
Saturday 2 March 2024

 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut të premten në mbrëmje shpalli gjendjen e krizës në gjithë territorin e vendit, për përballje më efikase me pandeminë, që e ka shkaktuar koronavirusi i ri.

 

Vendimi nënkupton përfshirjen edhe të Armatës në aktivitetet e rendit, si dhe në ndihmë të institucioneve shëndetësore.

 

Shpallja e gjendjes së krizës i mundëson qeverisë që të administrojë edhe me spitalet private dhe ndërmarrjet tjera për përballjen sa më efikase të sëmundjes COVID-19, të shkaktuar nga koronavirusi.

 

Një shtab kryesor do të jetë organi që do të koordinojë të gjithë luftën kundër pandemisë së koronavirusit gjatë kohës së gjendjes së krizës. Shtabi kryesor do të koordinojë 80 shtabe lokale të krizës nëpër komuna, të cilat do të marrin vendime për nevojat që kanë pushtetet lokale nga sektori shtetëror dhe privat për një menaxhim më të lehtë dhe më dinamik të krizës.

 

Vendimi u miratua me rekomandim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që drejtohet nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ditën e enjte, ku gjendja epidemiologjike u vlerësua si shumë e rëndë. Gjendja e krizës do të zgjasë në afat prej 30 ditëve dhe ajo nuk nënkupton edhe orë policore apo kufizim të lëvizjes.

 

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se për momentin nuk ka nevojë për kufizime të reja, por ka bërë thirrje për respektimin e masave në fuqi që të mos aplikohen masa të reja kufizues.

 

Maqedonia e Veriut, ka regjistruar të premten 39 viktima nga COVID -19, 1,237 persona të infektuar, si dhe 748 të shëruar. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në Shkup, gjithsej dhjetë persona. Të dhënat i referohen testimit të 3,200 mostrave.

 

Deri më tani me COVID-19 janë diagnostikuar 52,449 persona, prej tyre 1,462 kanë humbur jetën, 30,952 janë shëruar, ndërsa raste aktive janë 20,035 persona.

 

Më shumë

Zgjedhjet lokale: Bilall Kasami kryetar i Tetovës

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.   Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike.   Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara