Wednesday 21 February 2024
Wednesday 21 February 2024

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qenë sot në Pejë, ku dhe ka mbajtur një takim me drejtuesit e OVL të UÇK-së në Dukagjin.

 

“Vizitën e sotme në Pejë, e përmbylla me takimin me drejtuesit e OVL të UÇK-së në Dukagjin, bashkëluftëtarë të mi në Z.O. të Dukagjinit gjatë Luftës Çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj.

 

Ish-kryeministri i Kosovës i është rikthyer sërish idesë për mbajtjen e referendumit për bashkim me Shqipërinë, nëse Kosova do vijojë të mbetet e bllokuar në rrugën e saj euroatlantike.

 

“I falënderova për punën e tyre në rindërtimin e vendit dhe angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës. Fola për rëndësinë e Kosovës në NATO dhe mundësisë së referendumit për bashkim me Shqipërinë, nëse vendi jonë mbetet i bllokuar edhe në vitet e ardhshme”, shtoi ai.

 

Ai shtoi se lista e kandidatëve për deputetë e Aleancës për 14 shkurtin, përfshin edhe udhëheqës të luftës, luftëtarë e familjarë të dëshmorëve.

 

Më tej z. Haradinaj ka shkruar se tani është koha për të marrë vendime të guximshme për të ardhmen e Kosovës dhe qytatarëve të saj.

 

“Tani është koha për vendime të guximshme për vendin, ekonominë dhe sigurinë e tij. Koha për unitet e bashkim në tejkalimin e krizës dhe ecjen përpara”, shtoi ai.

 

 

 

Deklarata e Haradinajt për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, Ministria e Jashtme ruse: Provokim i radhës

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas deklaratës së disa ditëve më parë të kreut të Ardhmërisë për Kosovën, Ramush Haradinaj se nëse Kosova nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare, do të kërkonte referendum për bashkim me Shqipërinë.

Në faqen e vet zyrtare, Ministria e Jashtme ruse e cilëson këtë deklaratë një provokim të radhës që kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit.

“Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit.

Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajit, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Në një deklaratë gjatë takimit me mbështetës të tij, kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nëse pas 4-5 vitesh Kosova nuk është në NATO, nuk janë liberalizuar vizat, nuk është njohur nga 5 vendet e BE dhe nuk është anëtarësuar në OKB, do të kërkonte referendum për bashkim me Shqipërinë.

Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili u shpreh se Serbia do të ketë “një përgjigje adekuate”, në rast të një referendumi për bashkim nga shqiptarët.

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara