Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

Rritet frikshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, i cili deri më tani ka marrë jetën e një gruaje 73-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor mbi ecurinë e përhapjes së koronavirusit deklaroi  se numri total i të infektuarve ka shkuar në 23.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsej 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”. Njoftimi u bë publik gjatë komunimit të përditshëm nga zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

5 prej ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë, 3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë.

Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera në total që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta.

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Në Tiranë – 16 raste

Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)

Lushnje – 1 rast

Elbasan – 2 raste

Rrogozhinë – 1 rast

Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

Sikundër e përmendëm 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. Dy rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi.

Lidhur me mjekët dhe infermierët e Durrësit 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë. Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve.

Numri i personave në vetëizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134.

 

12.3.2020

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara